Monday, July 1, 2013

Miriami dhe Albani për pushime në Ishujt Maldive





Pasi ka publikuar klipin e saj më të ri “I paprekshëm”, ku nuk shfaqet në asnjë moment me imazhet e saj, Miriam Cani ka shkruar këtë javë drejt Ishujve Maldive, për pushime luksoze me Alban Skënderajn, të fejuarin e saj. Në faqen zyrtare në “Facebook”, Miriami shprehet se: “Ky udhëtim ishte një ëndërr e madhe, që po e bëj realitet”.
Ndërkohë që fluturimin në Ishujt Maldive, një nga zonat turistike më tërheqëse në gjithë botën, ajo shprehet se e përjetoi si një fëmijë i lumtur. Në fakt, janë shumë të rrallë artistët shqiptarë që mund të kenë mundësinë për të shijuar pushimet në Ishujt Maldive, që ndodhen në Oqeanin Indian në Jug të Indisë, dhe VIP-a të huaj shkojnë shpesh. Thuhet se Miriami e ka konsideruar këtë udhëtim dhe si një festim të ditëlindjes së saj të 28-të, që e kishte para disa javësh. Këngëtarja, pas koncerteve në Jug, gjatë fushatës së PS-së, së bashku me Albanin, publikoi më pas dhe klipin e saj të ri, angazhime që tashmë ua kanë lënë vendin pushimeve.
Për videoklipin e saj “I Paprekshëm”, Miriami u shpreh se: “me Albanin menduam që kënga e re të ishte në stilin pop/house për të pasur mundësinë ndonjëherë të shfrenohemi dhe t’i ngremë të gjithë pak moralin njëri-tjetrit, pjesë të bukura dhe të paevitueshme të jetës.
Kuptohet që është një këngë që mund të luhet në club apo në një radio, dhe që u dedikohet të gjithë atyre që, në një shoqëri fatkeqësisht ende të pakompletuar si kjo e jona, nuk gjejnë dot lirinë për t’u shprehur dhe për të qenë vetvetja”, shprehet Miriami. Jeta është shumë e shkurtër, le ta shijojmë pa komplekse!”, është mesazhi i këngëtares para pushimeve për fansat. Miriami dhe Albani bashkëjetojnë prej vitesh në Gjermani, ndërkohë që martesën nuk e konsiderojnë një hap me rëndësi për lidhjen e tyre tashmë të konsoliduar./

No comments:

Post a Comment