Wednesday, July 3, 2013

Messin e ngatërrojnë me një hajdut















Për të mos mjaftuar akuzat për evazion fiskal, Lionel Messi duhet të përballet edhe me probleme të tjera. Siç raporton "Yahoo Eurosport", ylli argjentinas i Barcelonës ka hyrë në një supermarket me një kapuç në kokë, çka ka trembur pronarët e dyqanit, të cilët duke pretenduar se kishin të bënin me një hajdut i kanë kërkuar ta heqë menjëherë.

Imagjinoni kur përballë panë Leo Messin, i cili thjesht po mundohej të mos binte në sy.

Menjëherë, katër herë fituesi i Topit të Artë, u rrethua nga fansa të shumtë duke dhënë autografe dhe duke bërë fotografi.

No comments:

Post a Comment