Saturday, July 20, 2013

Pilula, që do të zëvendësojë...gjimnastikën!

Për t'u dobësuar mund të mjaftojë një pilulë, duke zëvendësuar aktivitetin fizik por pa u djersitur. Një propozim i tillë mund të rrudhë buzët e të apasionuarve me fitnesin, mirëpo pilula e re e realizuar nga studiuesit e "Scripps Research Institute of Jupiter", në Florida, realisht premton mrekulli.


















Gjatë studimit, shkencëtarët kanë bërë me dije se një përzierje e injektuar në disa minj obezë, kishte provokuar aktivizim më të madh të një proteine të quajtur REV-ERB dhe që është e njohur për kontrollin e ritmeve të orëve biologjike të brendshme. Kafshëve, të cilëve iu injektua substanca, në harkun e pak kohëve humbën peshë, edhe në prani të një diete të pasur me yndyrna dhe gjithashtu përmirësuan nivelet e tyre të kolesterolit. "Substanca e injektuar duket se imiton të njëjtat efekte të ushtrimit fizik - ka komentuar Thomas Burris, bashkautor i studimit -. Në një fare pike në të ardhmen mund të realizohet një ilaç që do t'u japë mundësinë njerëzve, veçanërisht tetraplegjikëve dhe atyre që s'kanë mundësi të bëjnë lëvizje, të përmirësojnë shëndetin dhe formën e tyre, pa u sforcuar".

No comments:

Post a Comment