Monday, July 22, 2013

Berisha: Theva rekordin në not (FOTO)

Debati i nxehtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e të gjitha kutive të Lezhës e Shkodrës duket se nuk ka ndikuar në axhendën e pushimeve të Kryeministrit Sali Berisha. Prej ditës së enjte kreu i qeverisë, së bashku me familjen e tij, ndodhet në vilën qeveritare në Dhërmi, ku po kalon disa ditë pranë plazhit. Mbrëmjen e djeshme Berisha njoftoi vendosjen e një rekordi të ri personal në not. “Gati për beteja! Sot një rekord i ri! 






















Sot në Dhërmi bëra një check up në natyrë! Një rekord i ri u arrit. 145 minuta not të të gjitha stileve. Gati për beteja të reja të fuqishme që na presin”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook. Berisha ka notuar pa ndërprerë dhe duke përshkuar disa herë distancën deri te bovat, në plot 145 minuta, ndërkohë që rekordi i mëparshëm ishte 141 minuta.

No comments:

Post a Comment