Tuesday, July 2, 2013

MICHAEL PAGUANTE PËR HESHTJEN E VIKTIMAVE TË ABUZIMIT




Raportohet se Michael Jackson ka paguar viktimat e tij, fëmijët me të cilët ka abuzuar me një shumë totale prej 35 milionë dollarë.

Duket se i ndjeri kishte ndarë fonde për familjarët e atyre fëmijëve që pretendojnë se ishin ngacmuar nga ai.
“Shumë fëmijë ishin paguar për të heshtur, me një shumë të përgjithshme që sillet rreth 35 milionë dollarë”, ka thënë një hetues për “People”.
“Wade Robson ishte një nga fëmijët e identifikuar si viktimë derisa raportet tona tregojnë shumë të tjerë që ishin paguar para se te zbuloheshin emrat e tyre”, ka thënë ai.
Në dosjet që posedon FBI janë emrat e gjithsej 17 djemve, përfshirë pesë fëmijë aktorë dhe dy valltarë, me të cilët dyshohet se Michael ka abuzuar.
Wade, i cili tani është 30 vjeçar ka treguar publikisht për ngacmimet seksuale të Michael.
Jackson ka vdekur në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare nga një mbidozë portofoli.

No comments:

Post a Comment