Monday, July 1, 2013

Tuna me “zogun e saj” mbush diskotekat









Tiranë, 30 qershor - Hiti i momentit dhe shumë i lakuar e jo vetëm i dëgjuar është kënga “Fenix” nga Tuna dhe Cozma. Shakatë me fjalën “‘Zogu i Tunës” dhe shqiptimi i shumtë në këngën e re ka bërë që Tuna të jetë këngëtarja më  “in” e momentit. Vetëm pak ditë më parë, ashtu siç po e shihni në foto, në qytetin e Ferizajt, në një disko të madhe që mban emrin “Diamond Club”, këngëtarja shkupjane ka bërë superspektakël. Organizatorët edhe në posterë me Tunën bëjnë lojëra fjalësh, madje arrinin deri aty sa që në foto të vendosnin edhe një zog të vërtetë pule, për të thënë se Tuna do të jetë e ftuar.

No comments:

Post a Comment