Wednesday, July 24, 2013

Disa mënyra për të ulur fryrjen e barkut (KESHILLA)

Ja disa këshilla praktike që mund t’iu ndihmojnë:
Konsumoni ushqime të pasura me kalium. Ky i fundit ka veti të balancojë lëngjet në trupin tuaj dhe të ndihmojë në eliminimin e lëngjeve të tepërta. Ushqime të pasura me kalium jane: pjepri, spinaqi, domatja, bananet etj.Ulni konsumin e karbohidrateve. Dy produkte që krijojnë ndjenjë fryrje janë buka dhe makaronat. Shmangeni ngrënien e tyre sidomos në darkë.Pini çaj para se të flini gjumë. Konsumi i çajit të rozmarinës ose të koprës mund t’iu ndihmojë për të ulur ndjenjën e fryrjes së barkut.Përveç kësaj, është e këshillueshme të shmangni konsumin e ushqimeve në mënyrë të shpejtë dhe të mbani një higjienë të duhur të ushqimeve. Kjo nënkupton, ndër të tjera, të hani tre vakte në ditë, të minimizoni konsumin e pijeve me gaz dhe të disa ushqimeve që treten me vështirësi.  

























No comments:

Post a Comment