Saturday, July 20, 2013

Fjolla Morina, e suksesshme, seksi, por singëll

jolla Morina, këngëtarja super seksi e "FB", me një karrierë disa vjeçare në skenën muzikore, rrëfen për "Summer Pages" rrugëtimin e saj në këtë vit suksesi...





















"Fucking bitch"
Ishte komplet e pavetëdijshme për jehonën që do të kishte kënga kur hyri në studion e Flori Mumajesit për të regjistruar. Megjithëse kishte besim absolut tek kompozitori, i druhej shumë komenteve të publikut për këtë risi në karrierën e saj muzikore. Sidoqoftë, pas disa momentesh dyzimi, vendosi të guxonte për t'u bërë pjesë e këtij projekti, që mund të cilësohet pa frikë si më i suksesshmi i këtij viti. Kjo këngë goditi dhe goditi fort, duke u shndërruar kështu në të parin krijim shqiptar që bëhej pjesë e playlist-ave të DJ-ve më të kërkuar në club-et vendase. "I jam sinqerisht shumë mirënjohëse Florit që ma dha mua këtë këngë, që për hir të së vërtetës i ka kaluar të gjithë pritshmëritë e mia", rrëfen Fjolla... Kënga që po kap shifrën e 2 milionë klikimeve në 'Youtube', i ka dhuruar këngëtares dhjetëra koncerte në diasporë, megjithëse shumë nga koleget e saj kanë vuajtur efektet e krizës dhe kjo është një tjetër arsye për të qenë mirënjohëse...

Një tjetër hit...
Por Fjolla ka vendosur të mos mjaftohet me kaq. Një tjetër projekt është në radhë, sërish në bashkëpunim me Florin... "Shumë shpejt do të publikoj një tjetër këngë të shkruar nga Flori. Është përsëri këngë club-esh dhe besoj se do të pëlqehet e kërcehet shumë gjatë stinës së verës", rrëfen bukuroshja nga Kosova, e cila na tregon gjithashtu se këtë herë do vijë në duet, pa dashur të zbulojë emrin e partnerit të saj. "Edhe për këtë këngë do të ketë një klip. Javën e ardhshme besoj se do të nisim xhirimet, por nuk dua të flas më shumë për këtë. Më mirë le t'ia lëmë kohës", vijon ajo...

Pushimet
Siç dihet, vera është stina e artë për këngëtarët, të cilët në dallim nga njerëzit e thjeshtë gjatë këtyre tre muajve kanë vrullin më të lartë të punës. "Nuk e di në do të mbetet kohë për to. Ky është momenti im dhe si i tillë duhet shfrytëzuar në maksimum nga unë për të punuar. Axhenda e koncerteve të verës është e ngjeshur, ndaj s'besoj se do të mbetet kohë për pushime të gjata. Më mjaftuan ato pak ditë që kalova në Jug të Shqipërisë në fillim të korrikut. Ndoshta në shtator mund t'i drejtohem sërish plazhit me kohë të plotë", tregon Fjolla duke shtuar se "do të shfrytëzoj paraditet në qytetet bregdetare për t'u rrezitur".

Jeta private
Sa i takon planit personal, shumë pak gjëra kanë ndryshuar në jetën e Fjollës që nga intervista e fundit që kemi bërë bashkë... Pyetjes në është apo jo e dashuruar, ajo ju përgjigj po njësoj edhe në këtë bisedë duke thënë se "për momentin jam e dashuruar vetëm me punën". Është e çuditshme të mendosh, që një vajzë si ajo e rrethuar nga aq shumë meshkuj që e adhurojnë të jetë singëll, por ja që asnjëri prej atyre që e kanë 'gjuajtur' nuk i ka ngjitur Fjollës. "Sigurisht që ka ngacmime, propozime, si çdo femër fundja, por asnjëri deri tani nuk ia ka dalë të ma vjedhë zemrën", rrëfen këngëtarja.

No comments:

Post a Comment