Tuesday, July 2, 2013

Foshnja me "tre prindër"




Britania do të bëhet vendi i parë në botë që ofron mundësinë e polemizuar të "tri prindërve" në trajtimin e fertilitetit për familjet që duan të shmangin trashëgiminë e sëmundjeve të pashërueshme tek fëmijëve të tyre.
Metodat, aktualisht vetëm në fazën kërkimore në laboratorët në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, për herë të parë do të përfshijnë fekondimin e embrioneve të modifikuara gjenetikisht tek gratë.
Kritikët thanë se teknika nuk është etike dhe përfundimisht do të çojë në një treg eugjenik të "bebeve të stilizuara".
Shkëncërisht bëhet fjalë për ndërhyrje në procesin e fekondimit për të hequr ADN meta mitokondriale, e cila mund të shkaktojë sëmundje të trashëguara, të tilla si probleme fatale të zemrës, mëlçisë, çrregullime të trurit, verbim dhe distrofi muskulare.
Metodat është dizenjuar që t'u vijë në ndihmë familjeve me sëmundje mitokondriale, që prek mesatarisht një në 6.500 foshnja në mbarë botën.
Trajtimi është njohur si fertilizim in vitro (IVF) me "tre prindër", sepse pasardhësit do të ketë gene nga një nënë, një baba dhe nga një donator femër

No comments:

Post a Comment