Saturday, July 20, 2013

Ami : Pres të bëhem nënë në shtator

Po jeton ditët më të bukura të saj, në pritje të fëmijës së parë, që do të jetë djalë. Moderatorja e njohur, Amarda Toska, e cila këto kohë është jashtë ekranit për t’iu përkushtuar vetes në pritje të fëmijës së saj, në përditshmërinë e saj vazhdon bën jetë aktive, ashtu siç është parë të jetë e pranishme në aktivitete të ndryshme së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Mamaqi. 


















Duket se shtatzënia po i ecën mbarë, përderisa në fotot e publikuara deri tani ajo shfaqet shumë në formë. Ndërkohë që ka preferuar të realizojë dhe këtë set artistik fotografish, për ta pasur si kujtim të bukur nga këta muaj në pritje të fëmijës. Po cili është ritmi i saj i ditës, çfarë ka ndryshuar ajo nga përditshmëria e saj, i zbulon për gazetën “Panorama”, tashmë që i kanë mbetur më pak se dy muaj për të sjellë në jetë fëmijën. “Këto ditë jam në ‘krye të detyrës’ në agjencinë “Ami Event’s” sepse jemi në mes të sezonit të dasmave. Sapo kam hyrë në muajin e tetë dhe nga shtatori pres të lind”, tregon ajo. Gjithçka shkon mirë për Amin, ndërkohë që këto ditë pohon se po përjeton një eksperiencë të veçantë për t’u ndier më e qetë dhe më në formë. “Po ndjek kursin e jogës në këtë periudhë, një eksperiencë që e bën këtë përjetim edhe më të veçantë për mua”, tha ajo. Ami ka nisur dhe përgatitjet në shtëpi për pritjen e mysafirit të ri. “Kam filluar të merrem me dhomën e bebes duke bërë porositë e para për mobilimin e dhomës dhe çdo gjë tjetër. Për emrin ende nuk kemi vendosur, por si mua edhe Ermalit na pëlqen emër i shkurtër dhe që të shkojë me mbiemrin kuptohet”, pohon ajo. Këto muaj të shtatzënisë Ami është shfaqur në disa evenimente duke prezantuar dhe stilin e saj “fashion”. Çifti Ami dhe Ermali, përveç në jetë u shfaqën si të tillë, edhe në ekran për herë të parë në “Vizion Plus”, duke moderuar spektaklin “Dancing with the stars”. Këto kohë që Ami nuk është shfaqur në ekran, ndryshe ka ndodhur me Ermalin, i cili pasi u largua nga “Apartamenti 2 XL”, ishte protagonist në serialin e ri “Femrat”, ndërkohë që i është përkushtuar muzikës me shumë bashkëpunime, një ndër këta me Dr. Florin, siç është klipi i fundit “Dukesh e bukur”.

No comments:

Post a Comment