Monday, July 22, 2013

Shqiptarja në “Playboy”: Dua një burrë mashkull, jo një manekin

Iris Shala, playmate-i i muajit korrik, flet mbi burrat, modelet, seksin dhe tatutë, fëmijëria e saj që nisi bashkë me luftën dhe arti i sparkatës. Iris është përzgjedhur si femra e “Playboy” për muajin korrik dhe ne ju sjellim intervistën e saj të dhënë aty.












Shoh disa tatu në trupin tënd, je ti një “bad girl”?
Në lidhje me meshkujt, jo. Nuk jam tipi i “one-night–stand” dhe i historive të mirëfillta të seksit. Realisht, në një lidhje jam pothuajse fanatike (jo moderne, me të vjetrën)… Thjesht më pëlqejnë tatuazhet.
Kaq e urtë je ti? Në ANTM jepje një tjetër imazh, dukeshe ndryshe.
Edhe nevrikosem ndonjëherë, e humb toruan. Mirëpo nuk është asnjëherë me të keq. Në ANTM ndihesha thjesht si në një burg femrash. 2 muaj pa telefona, pa pasur mundësinë për të dalë jashtë, pa kontakt me meshkujt. Aty patjetër që çdonjërit i kapërcejnë nervat dhe humb toruan, ose ndryshe mbushet kupa dhe shpërthen.
Ti ke lindur në Prishtinë dhe, madje, ke përjetuar edhe luftën pjesërisht. Sa ka ndikuar në formimin tënd ky fakt?
Nëse je e detyruar të shikosh se si vriten njerëzit, e kupton se sa shpejt mund t’i vijë fundi jetës, e kupton se sa shpejt ikën jeta. Për këtë arsye unë nuk ankohem dhe nuk kam pengmbetje apo keqardhje për asgjë. Unë e pranoj fatin tim. Ose je një shqiponjë, ose një patë. Shqiponjat kërkojnë zgjidhjen, kurse patat vetëm ankohen. Pas përjetimeve të tilla, mund t’ia dish vlerën më së miri asaj që ke,transmeton panorama plus.
Në “Facebook” ke rekomanduar librin “Hijet e Greit”, ju ngjallin kureshtje praktikat e seksit në të?
Jo, aspak. Më shumë psikologjia që fshihet pas tyre. Lexoj kryesisht librat biografikë dhe Paulo Coelho-n.
Ti flet shumë gjuhë. Në cilën gjuhë të pëlqen më shumë të dëgjosh komplimente?
Në anglisht. Jam shumë e amerikanizuar.
Mund të vijnë dhe nga një djalë normal, apo duhet të jetë një model?
Pjesa më e madhe e meshkujve modelë janë madje më mendjelehtë se femrat. Unë dua një burrë, jo një manekin.
Kemi dëgjuar se je marrë për një kohë të gjatë me balet…
Tani vjen: “a mund të bësh sparkatën?” (qesh)
Mund ta bësh sparkatën?
Po, mund ta bëj.
Çfarë më pëlqen: Orkidetë dhe të luaj me letra
Çfarë nuk më pëlqen: Dardhat
Koha e lirë: E kaloj duke mësuar gjuhë të huaja.
Ëndrra ime më e madhe: Të jetoj në New York
Planet per te ardhmen: Të jem trajnere personale e aktorëve (të stërvis aktorët e famshëm)
Ku mund të më takosh mua: Në jetën e natës, në Vjenë. Pjesën më të madhe në “Floridita” ose në “Volksgarten”.

No comments:

Post a Comment