Saturday, July 20, 2013

Françeska e "BB5" përherë e më seksi: Më propozuan martesë!

Për më shumë se një vit që Françeska Jaçe mori famë nga pjesëmarrja në lojën e “Big Brother 5”, kurioziteti për jetën e saj private e veçanërisht ndonjë historie dashurie nuk mungoi. Françeska, e cila sapo ka përfunduar shkollën e mesme dhe po përgatitet për të filluar studimet për Gazetari, tregon më shumë për djemtë me të cilët është përfolur, nisjen e punës në televizion këtë sezon të ri dhe ofertave për martesë që ka marrë, edhe pse është vetëm 20 vjeç.
















Si po i kalon këta muaj të verës, mund të na tregosh për udhëtimin tënd jashtë?
Muajt e verës po i kaloj shumë mirë. Isha në një udhëtim shumë të bukur në Itali, Holandë, Gjermani, Kosovë e Maqedoni. Gjatë këtij udhëtimi bëra pak jetë të shthurur, shopping e qetësi natyrisht…
Sa kushtoi ky udhëtim dhe kush ta ofroi?
Udhëtimi im kushtoi paksa, përderisa bëra shopping në Itali, por nuk ma ofroi askush. Gjithçka ishte me kursimet e mia.
Gjatë muajve të verës je duke punuar diku, cila do të jetë dega që do ndjekësh studimet e larta, pasi sapo ke përfunduar gjimnazin?
Jo, për momentin nuk jam në punë, se nuk pranova të punoj këto kohë, pasi me të vërtetë dua ta shijoj këtë verë. Ndërsa për studimet e larta unë kam dëshirë të ndjek universitetin në dy degë, për Gazetari meqë e kam pasion këtë profesion, dhe për Psikologji.
Dimë që ke aplikuar për punë në televizion për sezonin e ri. Është kjo arsyeja pse zgjedh Gazetarinë?
Po, kam aplikuar në dy televizione për punë, por më saktë mund të më shikoni në shtator se ku do shfaqem dhe çfarë do bëj në ekran. Këtë sezon jam vetëm për relaks, duke qenë se në shtator do kem edhe shkollën, edhe punën.Pra, ke plan për pushime të tjera, do jesh në shoqërinë e të dashurit tënd dhe ku?
Po, dhe pushimet e tjera do i kaloj në Dhërmi e Spanjë së shpejti. Sa për pyetjen për të dashurin, mund të them se jam super beqare në këto momente, pasi sapo jam ndarë nga një lidhje e veçantë. Kjo është dhe arsyeja pse po shijoj vetminë dhe verën në maksimum.
Ç’mund të na thuash në lidhje me djemtë e përfolur në media, me djalin e biznesmenit si shkoi lidhja?
Atëherë, djali i biznesmenit është mik shumë i mirë për mua. Ne ruajmë relata tepër miqësore, por kaq, nuk kemi lidhje për momentin.
Po me Viganin e “BB6” që u fotografuat në plazh së bashku, ekziston diçka më shumë?
Viganin e njoh nga Anaidi dhe një mikja ime. Patëm dëshirën për të bërë një foto në plazh, meqë kemi provuar të njëjtën eksperiencë në “Big Brother” dhe kaq.
Por ama s’të ka munguar vëmendja serioze e meshkujve, apo jo? Gjatë kësaj kohe ke marrë ndonjë propozim për martesë për shembull?
(Qesh) Propozim martese? Po, kam pasur realisht nga një djalë në Gjermani, por s’e mora seriozisht, pasi nuk e mendoj ende martesën.

No comments:

Post a Comment