Thursday, July 25, 2013

Bashkëshortja e Gerrard “ndez” plazhet e Portugalisë (FOTO LAJM)


Teksa shikojmë fotot e modeles angleze Alex Gerrardnë plazh është e vështirë të besohet se ajo ka lindur tre fëmijë. Ajo është në formë të shkëlqyer fizike dhe etonifikuar.
Bashkëshortja e kapitenit të Liverpool, Steven Gerrardështë shfaqur me një palë bikini plot ngjyra në një plazhtë Portugalisë dhe ka ekspozuar format e saj seksi, duke lënë pa fjalë njerëzit përreth.







Shikoni se si duken VIP-at e hollywood-it pa make up (nje skandal i vertet) foto+galeri



Problemi me të qenit një grua dhe madje edhe i famshëm është se kur ata shfaqen në publik pa grim, jane  te destinuar për t’u fotografuar nga paparacët. Shiko fotot e disa nga femrave të famshëm (VIP) , në momente jo aq ‘joshës’.
















Wednesday, July 24, 2013

Kujdes si puthni, përkëdhelia që shpëton çiftin

Aty përzihen erërat, sensacionet dhe menjëherë kontakti kthehet në intim. Por kujdes!! Një puthje mund të bëhet edhe dera e daljes së një lidhjeje. Ai që nuk di të puthë, ose kur mënyra e tij e puthjes nuk e tërheq partnerin, mundet që të mos arrijë në fund, madje as në fillimin e një lidhjeje. Këtë e provojnë rezultatet e bëra publike nga 20minutos.es, një faqe spanjolle interneti e cila i përkushtohet rëndësisë së puthjeve në një raport, të llogaritura këto nga Match.com, një nga faqet më të mëdha të internetit për takime online.























Por mos kini frikë. Të puthurit është një art që mësohet, ashtu si mësohet të bërit dashuri. Për atë që ndihet i “paaftë”, gjëja më e mirë është të stërvitesh me vetëbesim. Por nëse është partneri i “paafti”, atëherë duhet ta bëni të kuptojë se duhet të mësojë, por pa e bërë të ndihet në faj.

Nuk është vetëm sasia ajo që ka rëndësi, por cilësia, ashtu si edhe në mjaft fusha të tjera të jetës. 1300 persona janë intervistuar në lidhe me llojet e puthjeve që pëlqejnë, sa të rëndësishme janë ato në një lidhje dhe cilat janë elementet thelbësorë në një puthje perfekte.

Përgjigjet? Një në katër vetë i kanë dhënë fund lidhjes për paaftësi të partnerit në puthje. Ajo që na shtyn për të puthur, në të vërtetë është dëshira për të mësuar nëse ekzistojnë përputhje me partnerin dhe për 42 % të të intervistuarve, të puthësh keq do të thotë mungesë alkimie dhe kimie në një lidhje. Dhe si përfundim, fundi i kësaj lidhje, ose një pengesë e madhe që në fillim.

Por edhe era e keqe e gojës, djersitja e tepërt nga nervozizmi apo ndjenja e pakëndshme e kontaktit me një tjetër, janë arsye më se të mjaftueshme për të mos ndezur atë shkëndijën që bën të funksionojë një lidhje. Për 61 % të rasteve puthja është e rëndësishme, sepse krijon intimitet, për 32 % krijon emocion dhe vetëm për 2 % puthja nuk është e rëndësishme.
Puthja më e mirë?
Ajo që jepet lehtësisht, me sy mbyllur, sepse është më sensuale dhe romantike. Për 13 % kjo është në rregull, por edhe puthja e shumëfishtë, që nis me ballin, vazhdon me faqet dhe përfundon tek buzët. Një puthje e mirë, sipas pjesës më të madhe të intervistuarve, është ajo e dhënë me pasion, por e rëndësishme është edhe ëmbëlsia. Mbi të gjitha, për burrat e rëndësishme është që në aktin e puthjes të vendoset edhe entuziazmi.
Për sa i përket teknikave, pjesa më e madhe e personave preferojnë që ta zhvendosin kokën djathtas, në mënyrë që të mos përplasin hundët. Një shenjë karakteri më emotiv, sipas disa studiuesve irlandezë, për sa i përket të turpshmëve, që në momentin final e kthejnë kokën majtas. Ndërsa për 49 %, djathtas apo majtas, nuk ka rëndësia fare.
Tërheqja
Ajo që duket e qartë, është se për 70 % të rasteve, për të dhënë një puthje të mirë, duhet të ketë një tërheqje të përgjithshme. Një puthje është kulmi i intimitetit, dhe në ndonjë rast më shumë se vetë seksi. Sipas seksologes Gianna Schelotto, psikoterapiste dhe anëtare e komitetit shkencor Onda, “Puthja ka një vlerë të fortë simbolike, përfshin një akt penetrimi si dhe afron fytyrën dhe sytë, dhe është më gjithëpërfshirëse së vetë akti seksual”.
Për 15 % të rasteve, edhe një buzëqeshje e bukur dhe buzë të mbushura mund të jenë të rëndësishme. 34 % e të intervistuarve, në fakt do t’i vendosnin me kënaqësi buzët e tyre mbi ato të Angelina Jolie, ndërsa buzët më pak tërheqëse për ta duket se janë ato të modeles Esther Cañadas.
Sondazhet
Për 48 %, puthja e parë ka qenë më mirë se ç’e prisnin, për 14 % nervozizmi ka prishur gjithçka, 10 % e grave e kujtojnë si një puthje UMIDO. Ndërsa 24 % e grave e kanë dhënë puthjen e parë gjatë pushimeve, 28 % e burrave e ka bërë në një festë. Megjithatë, edhe rastet e bareve dhe të diskotekave nuk janë të pakta. Pastaj, nëse duhet vendosur se kush duhet të marrë iniciativën për të dhënë puthjen i pari, pjesa më e madhe mendojnë se duhet ta bëjë i pari që e ndien se ka ardhur momenti i duhur, ndërsa ka edhe një 16 % që mendojnë se iniciativa duhet të jetë e mashkullit.
Puthësit më të mirë
Vendin e parë e zënë spanjollët, të cilët ndiqen nga italianët dhe më pas francezët, pastaj janë gjermanët dhe britanikët. Puthjet pëlqehen në të gjitha vendet, si në SHBA 67 %, Francë 63% dhe Kanada 62%. Në fund të klasifikimit janë puthjet në këmbë, që u pëlqejnë 12 % të hungarezëve dhe 3 % të danezëve.

Ndërsa Kama Sutra i klasifikon puthjet në bazë të intensitetit të tyre. Më elementarja është puthja inauguruese (kur buzët e partnerëve takohen), e ndjek puthja Fremente ( kur femra e fut buzën e poshtme në gojën e partnerit), dhe në fund puthja me të lëpirë (femra prek me gjuhë buzën e partnerit me sy të mbyllur). Variantet ndjekin më pas lëvizjet e kokës dhe lojën e gjuhës. E rëndësishme është që të mos ngutesh dhe të përfitosh të gjitha ndjesitë, sepse puthja ngacmon që të pesta senset, dhe goja është një nga pjesët me më shumë nerva të trupit të njeriut: një puthje e këndshme stimulon një sërë reaksionesh, si lëshimi i endorfinës, sekrecioni i mukozës, shtimin e rrahjeve të zemrës deri në 150 rrahje në minutë dhe aktivizimin e 29 muskujve, 12 të buzëve dhe 17 të gjuhës. Pra, një gjimnastikë ideale.

Seks me celular në dorë

Një sondazh në Britaninë e Madhe ka treguar se 62% e femrave dhe 48% e meshkujve kanë ndërprerë marrëdhënien seksuale për tu marrë me rrjetet sociale në telefonat e tyre apo për t’iu përgjigjur mesazheve. Në këtë sondazh janë përgjigjur një total prej 1747 personash mbi 18 vjeç, të gjithë zotërues të një “smartphone”.Kur u pyetën për reagimin e partnerit për këtë ndërprerje, 34% thanë se “nuk i vjen aspak keq”.Gjithashtu doli se meshkujt përdornin celularin për internet 2 orë e gjysmë në ditë, ndërsa femrat 1 orë e gjysmë.




















Vret gruan: Kujtova se isha në ëndërr!!!

Një nate vere, Salvatore Scandale kish vrare ne shtrat teksa ajo ishte duke fjetur, te shoqen. Ngjarja beri buje, por jo vetëm për faktin e rëndë te vrasjes, por edhe për arsyetimin e krimit, te cilin vete vrasësi e serviri ne gjyqin kundra tij.Burri kish pohuar para trupit gjykues se gjate gjumit, ai kish pare ne ëndërr se e shoqja e tij po e tradhtonte me një tjetër, dhe po ne ëndërr, sipas tij, ai e kish vrare atë.Sigurisht qe gjyqi nuk e mori parasysh pretendimin e kriminelit duke e dënuar atë me 24 vite burg, pas marrjes ne konsiderate edhe te raportit mjekësor, sipas te cilit, bashkëshorti vrasës, nuk vuante nga asnjë shqetësim qe lidhej me gjumin dhe ëndrrat.

















Disa mënyra për të ulur fryrjen e barkut (KESHILLA)

Ja disa këshilla praktike që mund t’iu ndihmojnë:
Konsumoni ushqime të pasura me kalium. Ky i fundit ka veti të balancojë lëngjet në trupin tuaj dhe të ndihmojë në eliminimin e lëngjeve të tepërta. Ushqime të pasura me kalium jane: pjepri, spinaqi, domatja, bananet etj.Ulni konsumin e karbohidrateve. Dy produkte që krijojnë ndjenjë fryrje janë buka dhe makaronat. Shmangeni ngrënien e tyre sidomos në darkë.Pini çaj para se të flini gjumë. Konsumi i çajit të rozmarinës ose të koprës mund t’iu ndihmojë për të ulur ndjenjën e fryrjes së barkut.Përveç kësaj, është e këshillueshme të shmangni konsumin e ushqimeve në mënyrë të shpejtë dhe të mbani një higjienë të duhur të ushqimeve. Kjo nënkupton, ndër të tjera, të hani tre vakte në ditë, të minimizoni konsumin e pijeve me gaz dhe të disa ushqimeve që treten me vështirësi.  

























Tuesday, July 23, 2013

Renie spektakolare me taka (VIDEO)

Helen Flanagan ka bere nje renie spektakolare ne publik, per fat pa pesuar ndonje demtim. Ajo eshte fotografuar teksa dilte e veshur me shije, por duket se fajin e kane pasur nje pale kepuce Christian Loubouti, shume te larta…
















Fotografi Juxhini Kurti sjell një super hot Çiljeta (10 FOTO)

Çiljeta Xhilaga duket në formë optimale në këtë set fotografish të realizuara së fundmi ndërsa nuk duhet harruar se ka vetëm pak kohë që ka sjellë në jetë një djalë nga i cili nuk po ndahet asnjë moment.
Gjithsesi, me kot fansat presin qe te njohin babain e djalit te vogël te Cilit, i cili deri tani është ne anonimitet te plote.



















Kush ja ‘pshurri’ zogun Tunës! (VIDEO+18)

Pas nje hiti ndodh edhe kjo, Tuna ka edhe armiq. E ato janë dy femra, me gjasë nga Prishtina.
Janë Enka dhe Genta i kanë bërë një diss Tunës, e që për temë kanë marrë ‘zogun’ e saj dhe paraqitjet e saj skenike.
Vajzat, ja ‘pshurrin zogun’ ku i thonë Tunës se është hargjuar,transmeton reporter













Ai është femër, ajo është mashkull (E PABESUESHME)

Arin Andrews dhe Katie Hill duken një çift shumë normal të rinjsh dhe është shumë e vështirë të besohet se vetëm dy vite më parë ai ishte një vajzë me emrin Emerald dhe ajo një djalë me emrin Luke. 17-vjeçari Arin dhe 19-vjeçarja Katie i janë nënshtruar operacioneve për të ndryshuar gjini dhe me këtë rast kanë ndryshuar edhe emrin.Arin shprehet për ‘The Sun’: “E kam urryer gjithmonë gjoksin tim. Gjithmonë kam menduar se nuk duhet ta kisha. Tani ndihem shumë rehat me trupin tim dhe mund të bëj gjëra meshkujsh pa më parë njerëzit shtrembër.”














Arin dhe Katie (të dy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës) janë njohur para dy vitesh në një terapi grupi për adoleshentët transeksualë dhe tashmë janë të lidhur si një çift normal.

Robbie Williams nënshkruan prapanicën e fanses (FOTO)

Këngëtari britanik Robbie Williams shfaqi anën e tij të “mirë” gjatë një koncerti në Suedi pasi një fanses ia dha autografin në prapanicë.Krijuesi i hitit “Angels” në koncertin që e zhvilloi në Gothenburg vërejti një baner që po e mbante vajza me emrin Lone Martinsen.Në baner shkruante, “Të lutem nënshkruajë në prapanicën time që unë të mund ta bëjë tatuazh atë”.Williamsi nuk përtoi dhe e ftoi fansen në skenë, ku ajo i zhveshi xhinset për yllin që t`ia plotësonte kërkesën asaj.


















Heidi Klum, “topless” në Bora-Bora (FOTO)

Heidi Klum kohët e fundit ka nisur të postojë foto shumë provokuese në rrjetet sociale. 
Supermodelja dhe nëna e katër fëmijëve këto ditë ndodhet me pushime në Bora-Bora dhe për fansat e saj publikoi një foto “topless” duke përqafuar një pemë e duke mbuluar kështu gjoksin.



















Pse seksi ndikon në bukurinë dhe shëndetin e femrave dhe meshkujve?

1. Dashuria e mjaftueshme do të bëjë që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme. Shkaku kryesor i cili ndikon për kënaqësi në dashuri dhe në seks është të formuarit e sasisë së dyfishtë të hormoneve të osterogjenit.















2. Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmueshme dhe më e shtrënguar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.

3. Seksi ndikon edhe në mbajtjen e vijës së trupit bilonjë, domethënë të trupit të bukur, shtathedhur. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhomë. E me këtë, kjo paraqet edhe njëfarë kënaqësie.

4. Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale formohet hormoni që e zvogëlon tensionin e gjakut.

5. Edhe disponimi përmirësohet pas seksit, madje zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.

6. Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t’ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa ilaçet për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht afro 25% më mirë e më gjatë.

7. Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës dhe gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në shërimin e astmës dhe të alergjisë.

8. Tashmë është konstatuar se edhe paraloja e zjarrtë gjatë seksit dhe dashurisë e shëron dhembjen e kokës. Enët e gjakut në tru, të cilat kanë ngërç, gjithashtu mund të çlirohen.

9. Loja me buzë dhe me gjuhë ndikon gjithsesi në tajitjen e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe gurëzimi i tyre. Përveç kësaj, edhe puthjet e buta dhe të ndjeshme ndikojnë për të mirë në seks, pasi e stimulojnë atë.

10. Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psikologjikisht më të qëndrueshëm dhe më të kujdesshëm.

11. Në seks më së miri stërviten muskujt e barkut dhe të prapanicës. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bëhet edhe më e fortë dhe e ngritur, më saktë më e ndërtuar dhe ka një pamje të mrekullueshme, të cilën e merr pas seksit intensiv. Madje, seksi mundëson edhe që të dobësohemi dhe nuk ka dietë më të mirë se seksi për t’i hequr kilogramët e tepërt dhe të padëshiruar.

12. A bëheni të harrueshëm dhe a plakeni? Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e mplakjes (të moshuarit) dhe e kthjellojnë mendjen, domethënë nuk bëheni të harrueshëm dhe e ndaloni plakjen e parakohshme.

13. Nëse ju tërheqin dashuria dhe seksi, nuk do t’ju dhembë lukthi aspak, madje as rraskapitjet nuk do t’i njihni (përjetoni).

14. Po ta fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t’jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme.

15. Seksi u jep një pamje të bukur kofshëve dhe këmbëve. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë.

16. Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka.

17. Sportistët e dinë tashmë edhe atë se pas mesnatës së suksesshme të seksit dhe të dashurisë reaksionet janë thjesht më të mira.

18. Seksi është me të vërtetë lloji më i sigurt dhe më i shpeshtë i sportit, i cili e vë në lëvizje çdo muskul të trupit të njeriut, e në anën tjetër në shtrat ka më pak fatkeqësi.

19. Seksi, terapia më e fortë kundër infarktit të zemrës?!
Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës i godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër (pra ata që merren më pak me seks). Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt, pas këtij infarkti e ndërpresin jetën seksuale të rregullt, nga frika më tepër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se të provoni, këshillohuni me mjekun.

20. Seksi ju bën shumë tërheqës dhe joshës (ngashënjyes). Kur dashuron shumë, nënkuptohet se bën seks edhe më shumë e më shpesh, dhe me këtë rast krijohen fenomene të një seksi parfumi të butë, me aromë të mirë dhe joshëse, por shumë të rëndësishme. Femrat i bën të dëshirueshme, kurse meshkujt më të furishëm (më agresivë)

Harrojeni Magalufin dhe Malian, pushime të Shfrenuara në Bullgari! (VIDEO+18)

Teksa sheh këto fotografi menjëherë mendon vendet e argëtimit të shfrenuar, plazhet e Kavos, Malias, Magalufit, etj. Por jo, ky territor i përket një vendi të ish bllokut komunist, Bullgarisë.
Sunny Beach është kthyer tashmë në një prej destinacioneve më të preferuar, kryesisht nga të rinjtë. Lokacioni i njohur me emrin Sunny Beach, me 200 hotele dhe pothuajse kaq bare, po bëhet destinacioni i parë për të rinjtë holandezë, gjermanë, skandinavë dhe mijëra britanikë, që pëlqejnë argëtimin pa limit.












Sipas mediave britanike, ky vend njëkohësisht po kthehet edhe në një zonë të rrezikshme, pasi të rinjtë e pirë bien shpesh viktima të aksidenteve automobilistike. Shumica e turistëve, pranojnë se zgjedhin për të ardhur këtu për shkak të çmimeve të lira.

20 shenjat e Tumorit tek Femrat ..

Por, në rast të shfaqjes së ndonjë lloj kanceri mbesin shumë vonë në kurimin e tij. Më poshtë do japim 20 shenjat e sëmundjeve kanceroze të nënvlerësuara nga femrat sipas revistës “Reader’s Digest”:

1. Bllokim dhe  probleme në frymëmarrje: një nga shenjat e para që mbajnë mend të sëmurët me kancer në mushkëri, është bllokimi dhe problemet në frymëmarrje.


















2. E kollitur kronike dhe dhimbje në kraharor: shumë lloje të kancerit përfshirë këtu leoçeminë dhe tumorin e mushkërive mund të fillojnë me një kollë të keq, bronshit apo të ngjashme. Faktikisht në rastet e sëmundjeve të kancerit problemet shfaqin pak kokëfortësi dhe nëse zhduken për një periudhë kohore, ato mund të shfaqen përsëri më vonë. Disa të sëmurë të prekur nga kanceri i mushkërive pohojnë se përjetojnë dhimbje të forta gjoksi të cilat përhapen më pas deri poshtë krahut.

3. Temperaturë e shpeshtë ose infeksion: këta mund të jenë shenja të leoçemisë, kancerit të gjakut i cili fillon me qelizat e gjakut në palcën e kockave. Leoçemia shkakton një prodhim anormal të rruazave të bardha të gjakut nga ana e palcit. Këta qeliza zhdukin dhe aftësinë e trupit në  luftimin e infeksionit. Në shumicën e rasteve mjekët e kuptojnë që është kancer gjaku pasi i rrituri apo fëmija kalon disa here temperaturë, lodhje ose ankesa si grip apo ftohje.

4. Vështirësi në gëlltitje: një nga shenjat më të përhapura të kancerit të ezofagut apo fytit është vështirësia në gëlltitje. Kjo ankesë mund të jetë dhe shenjë e kancerit të mushkërive.

5. Gjëndra limfatike të fryra ose fryrje në qafë, nën sqetulla etj: gjëndrat e rritura limfatike e pasqyrojnë ndryshimin në sistemin limfatik. Edhe kjo mund të jetë një shenjë e kancerit. P.sh fryrjet nën krahë apo fryrjet e gjëndrave limfatike ndonjëherë mund të jenë dhe shenja të kancerit të gjirit. Një fryrje pa dhimbje në sqetull apo në ije radhitet në shenjat e para të leoçemisë.

6. Hemorragji e pandërprerë: është një gjendje anormale në lidhje me rruazat e kuqe të gjakut dhe trombocitet  e shfaqur në leoçemi. Krahas pikave të kuqe në fytyrë, qafë dhe gjoks një grua me leoçemi raportohet se ka pasur dhe nxirje, skuqje në vende të tjera të ndryshme të trupit.

7. Lodhje dhe mungesa e fuqive: një lodhje e përgjithshme apo mungesa e forcave për t’u ngritur është një nga shenjat e shumë llojeve të ndryshme të kancerit. Ju duhet të analizoni dhe shenjat tjera për të kuptuar më mirë llojin e kancerit. Nëse vazhdoni të jeni të lodhur dhe kjo lodhje nuk ju kalon edhe pasi keni fjetur atëherë vizitohuni tek mjeku.

8. Fryrje ose rritje e barkut: tek shumica e femrave me kancer të vezoreve është pare një fryrje e pashpjegueshme e cila shfaqet papritur dhe vazhdon për një kohë të gjatë.

9. Të ndihesh e ngopur dhe të mos konsumosh ushqim: një shenjë tjetër e kancerit të vezoreve është dhe mungesa e oreksit dhe moskonsumimi i ushqimit megjithëse mund të mos keni ngrënë për një kohë të gjatë.

10. Dhimbje barku: dhimbja e barkut mund të jetë shenjë e një kisti të vezoreve apo ndonjë sëmundjeje tjetër e lidhur me sistemin riprodhues. Krahas kësaj dhimbjet e forta të barkut janë dhe shenjë e kancerit të vezoreve. Me rritjen e shpretkës edhe leoçemia mund të shkaktojë dhimbje barku.

11. Hemorragji rektale ose jashtëqitje me gjak: megjithëse njerëzit mendojnë se shfaqja e hemorragjisë rektale lidhet me hemorroidet, hemoragjia rektale mund të jetë dhe shenjë e kancerit kolorektal. Nëse përballeni me një gjendje të tillë shkoni menjëherë tek mjeku.

12. Dobësim i pashpjeguar: nëse nuk bëni dietë dhe keni vënë një rënie në peshë megjithëse nuk keni ndryshuar  mënyrën e ushqyerjes atëherë duhet të kërkoni shkakun e dobësimit. Rënia në peshë mund të jetë shenjë e hershme e kancerit të kolonës apo sistemit nervor.

13. Çrregullimet e stomakut ose dhimbje stomaku: megjithëse mund të duken shenja shumë të thjeshta dhe mjekët mund ta diagnostikojnë si ulçer ato mund të paralajmërojnë dhe tumorin e mëlçisë ose kancerin kolorektal.

14. Gjoks i fryre dhe i skuqur: të gjithë mund të kontrollojnë vetë gjoksin nëse ka apo jo fryrje ose pjesë të skuqura. Këto shenja janë shumë të rëndësishme sepse mund të paralajmërojnë një kancer të gjirit. Shumë gra mund të shohin mbi gjoks të fryra të ngjashme me celulitin. Ndërsa të tjera mund të kenë fryrje, të ndjejnë djegie apo shqetësime tjera. Vizitohuni menjëherë tek mjeku nëse përballeni me një situate të tillë.

15. Ndryshime në majën e gjirit: një nga ndryshimet më të përhapura që vihen re tek gjoksi i femrave para se të diagnostikohet kanceri i gjirit është shtypja e majës së gjirit, kthimi në anë të kundërt ose në anë. Krahas kësaj kruajtjet në majën e gjirit dhe krijimi i shtresëzave janë shenja që nuk duhen nënvlerësuar.

16. Cikël menstrual i gjatë dhe me dhimbje: shumë femra pohuan se këta shenja janë shenja të kancerit të mitrës ose atij endometrial. Fatkeqësisht shumica e femrave i nënvlerësojnë këto shenja. Nëse keni një cikël të ndryshëm nga ai rutinë dhe ndjeni dhimbje të forta shkoni tek mjeku.

17. Fryrja e organeve të fytyrës: është raportuar se tek shumë të sëmurë me kancerin e mushkërive shfaqen fryrje, skuqje të fytyrës. Disa qeliza të kancerit të mushkërive bllokojnë enët e gjakut në gjoks dhe ndalojnë qarkullimin e gjakut nga koka në fytyrë.

18. Plagë e pashërueshme, e shoqëruar me hemorragji: shumica prej nesh e dimë shumë mirë që duhet të kontrollojmë shenjat ose nishanet në trup për të kontrolluar kancerin e lëkurës. Por, përcaktimi i njollave të vogla të thata është më i lehtë. Informohuni rreth llojeve tjera të kancerit të lëkurës dhe kontrolloni gjithë trupin.

19. Ndryshimet tek thonjtë: ndryshimet e pashpjeguara të thonjve tuaj mund të jenë një nga shenjat e llojeve të kancerit. Vizat e zeza ose ngjyrë kafe nën thua mund të paralajmërojnë kancerin e lëkurës. Deformimi i kockave të gishtërinjve të këmbës mund të paralajmërojë kancerin e mushkërive. Ndërsa thonjtë e bardhë dhe të zverdhur mund të jenë shenjë e kancerit të mëlçisë.

20. Dhimbjet e shpinës ose në pjesën e poshtme djathtas të shpinë: është shenjë e kancerit të mushkërive ose vezoreve. Shpeshherë dhe kanceri i gjirit diagnostikohet me dhimbje shpine, sepse tumori në gjoks shtyp shpinën ose kur kanceri përhapet në shtyllën kurrizore fillon dhimbja e shpinës.

Monday, July 22, 2013

Nicki Minaj guxon serish,vjen me foto te ''nxehta'' (TOP FOTO)

Nicki Minaj ndan më miqtë e saj në Instagram foto me të vërtetë të nxehta. Këngëtarja njihet për guximin e saj të madh në publikimin e fotove provokuese dhe këto të fundit janë një pjesë e tyre.





















LADY Gaga e mbulon veç me dorë (FOTO)

Superylli i muzikës, Lady Gaga, ka hedhur teshat për një seri të fotografive nudo.
Krijuesja e hitit “Poker Face” është zhveshur krejtësisht për edicionin e ardhshëm të revistës “V Magazine” dhe shihet duke pozuar në mënyrë provokative në një karrige, duke mbuluar pjesët më intime të saj vetëm me krahë dhe duar.Fotografët Inez Van Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin i kanë postuar fotografitë në Instagram dhe kanë nxitur fansat duke shkruar, “Botë bëhu gati për fotografitë tona të Lady Gaga për V Magazine”.















Ankohet për dhunë nga bashkëshorti, policia: “Hajt se të gjithë i rrahin gratë”

Ndërkohë që vrasjet e grave kanë përmasa të frikshme gjatë këtyre ditëve të fundit, policia duket e dorëzuar dhe neglizhente ndaj rasteve të dhunës në familje.














Mjafton të mësosh sjelljen e policisë ndaj 42-vjeçares Valbona Ademaj, për të kuptuar se çfarë niveli ka policia jonë.
Ademaj, e martuar prej 22 vitesh në fshatin Golem të Shkodrës, dhunohej sistematikisht nga i shoqi, gjë që e ka bërë atë të largohet tashmë nga shtëpia.
Por, si reagoi policia kur ajo denoncoi dhunën nga i shoqi?
“Herën e fundit më goditi në fytyrë e më la shenja si mos më keq. Mora policinë në telefon, por më thanë ‘hajt se të gjithë i rrahin gratë’. Kështu që nuk kisha rrugëdalje tjetër veçse të ikja nga shtëpia”, thotë 42-vjeçarja për “Gazetën Shqiptare

Ndodh edhe keshtu..... (SHIKO VIDEO)




















Pop ylli Anastacia:E kam mposhtur kancerin dy herë ...

Pop ylli Anastacia, i ka thënë fansave se ajo e ka mposhtur kancerin për herë të dytë. Krijuesja e hitit “I’m Outta Love” kishte marrë një goditje të rëndë më herët gjatë vitit kur mjekët i thanë se është diagnostifikuar me kancerin, të cilin e mposhti edhe një herë në vitin 2003. Pas trajtimeve intensive disa muajshe, ajo është rikthyer në Twitter për të zbuluar lajmin e madh. “Unë jam pa kancer, përgjithmonë”, ka shkruar ajo në Twitter. Anastacia e ndërpreu turneun e saj europian që e nisi në janar pasi mori lajmin se kishte kancer.



















Shqiptarja në “Playboy”: Dua një burrë mashkull, jo një manekin

Iris Shala, playmate-i i muajit korrik, flet mbi burrat, modelet, seksin dhe tatutë, fëmijëria e saj që nisi bashkë me luftën dhe arti i sparkatës. Iris është përzgjedhur si femra e “Playboy” për muajin korrik dhe ne ju sjellim intervistën e saj të dhënë aty.












Shoh disa tatu në trupin tënd, je ti një “bad girl”?
Në lidhje me meshkujt, jo. Nuk jam tipi i “one-night–stand” dhe i historive të mirëfillta të seksit. Realisht, në një lidhje jam pothuajse fanatike (jo moderne, me të vjetrën)… Thjesht më pëlqejnë tatuazhet.
Kaq e urtë je ti? Në ANTM jepje një tjetër imazh, dukeshe ndryshe.
Edhe nevrikosem ndonjëherë, e humb toruan. Mirëpo nuk është asnjëherë me të keq. Në ANTM ndihesha thjesht si në një burg femrash. 2 muaj pa telefona, pa pasur mundësinë për të dalë jashtë, pa kontakt me meshkujt. Aty patjetër që çdonjërit i kapërcejnë nervat dhe humb toruan, ose ndryshe mbushet kupa dhe shpërthen.
Ti ke lindur në Prishtinë dhe, madje, ke përjetuar edhe luftën pjesërisht. Sa ka ndikuar në formimin tënd ky fakt?
Nëse je e detyruar të shikosh se si vriten njerëzit, e kupton se sa shpejt mund t’i vijë fundi jetës, e kupton se sa shpejt ikën jeta. Për këtë arsye unë nuk ankohem dhe nuk kam pengmbetje apo keqardhje për asgjë. Unë e pranoj fatin tim. Ose je një shqiponjë, ose një patë. Shqiponjat kërkojnë zgjidhjen, kurse patat vetëm ankohen. Pas përjetimeve të tilla, mund t’ia dish vlerën më së miri asaj që ke,transmeton panorama plus.
Në “Facebook” ke rekomanduar librin “Hijet e Greit”, ju ngjallin kureshtje praktikat e seksit në të?
Jo, aspak. Më shumë psikologjia që fshihet pas tyre. Lexoj kryesisht librat biografikë dhe Paulo Coelho-n.
Ti flet shumë gjuhë. Në cilën gjuhë të pëlqen më shumë të dëgjosh komplimente?
Në anglisht. Jam shumë e amerikanizuar.
Mund të vijnë dhe nga një djalë normal, apo duhet të jetë një model?
Pjesa më e madhe e meshkujve modelë janë madje më mendjelehtë se femrat. Unë dua një burrë, jo një manekin.
Kemi dëgjuar se je marrë për një kohë të gjatë me balet…
Tani vjen: “a mund të bësh sparkatën?” (qesh)
Mund ta bësh sparkatën?
Po, mund ta bëj.
Çfarë më pëlqen: Orkidetë dhe të luaj me letra
Çfarë nuk më pëlqen: Dardhat
Koha e lirë: E kaloj duke mësuar gjuhë të huaja.
Ëndrra ime më e madhe: Të jetoj në New York
Planet per te ardhmen: Të jem trajnere personale e aktorëve (të stërvis aktorët e famshëm)
Ku mund të më takosh mua: Në jetën e natës, në Vjenë. Pjesën më të madhe në “Floridita” ose në “Volksgarten”.