Thursday, June 27, 2013

“Sekretet” e Berishës, një ditë pas humbjes








Dje në mesditë, pasi dola nga zyra e kryeministrit Berisha i thashë kolegut tim Ylli Asllani se, do nxitoja të botoja në Facebook, në shenjë mirënjohje ndaj Kryeministrit Berisha, për përkushtimin në punët e tij të bukura për Shqipërinë, ku unë isha dëshmitar dhe e ndihmova sa munda, një foto të përbashkët. Kështu e nis, Ilir Kadija, këshilltari i Berishës, rrëfimin për ditën e parë të Doktorit pas humbjes së zgjedhjeve. “Edi premtoi gjëra që unë nuk mund t’i premtoja. Nuk mund t’i premtoja shërbimin falas në shëndetësi, as heqjen e taksave për 95 për qind të popullsisë, as t’ua merrja djersën një pale e t’ia shpërndaja një pale tjetër!”, tha kryeministri shkruan Kadia. “Si në 97-tën që nuk premtuat të njihnit një borxh që nuk e kishit marrë dhe e paguat me humbjen e zgjedhjeve të radhës. Qershor ish dhe atëherë!”, i thashë unë, vazhdon këshilltari i Berishës. “Të kish të na vinte njoftimi për TAP-in para zgjedhjeve”, tha Ylli Asllani.” S’ka gjë,- tha Berisha, ka rëndësi të vijë, fiton Shqipëria! Unë e bëra atë premtim se, e dija që e mbaja!” “Megjithatë…TAP-in e fitoi Shqipëria!- tha Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. E unë si?! Të mos jem krenar që e ndihmova në këtë punë të bukur për vendin?! Çfarë thua mor mik?! Gjithë jetën!” - See more at: http://alblajm.net/sekretet-e-berishes-nje-dite-pas-humbjes/#sthash.crc7um8o.dpuf

No comments:

Post a Comment