Thursday, June 27, 2013

Martohet Soni Malaj (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Soni Malajprej kohësh ka gjetur dashurinë e jetës së saj, balerinin italianMirko. Të dy prej disa kohësh janë bërë edhe prindër të një vajze.
Megjithatë çifti nuk kishte bërë cermoninë klasike të marteses, ku nusja sigurisht vishet me fustan te bardhe.
Kjo nuk kishte ndodhur deri të hënën e kësaj jave, sepse çifti simpatik kishte planifikuar një martesë teresisht origjinale.
Pikërisht në sfilatën e përvitshme të “Geraldina Sposa”, çifti shkëmbeu unazat në prani të përfaqësues së Bashkisë së Tiranës.





Soni elegante dhe sharmante dhe Mirko po aq elegant dhe i hijshem.
Pyetjes se a e pranon si gruan tënde të ligjshme Sonin, Mirko nuk iu përgjigj me Po, por me një fjalë shqip “Me gjithë zemër”.

Pas shkëmbimit të puthjes dhe sfilatës çifti kaloi në pasarelë edhe njëherë, e pastaj ashtu siç e do zakoni, dhëndërri e rrëmbeu nusen në krahë.

No comments:

Post a Comment