Tuesday, June 25, 2013

7-vjeçarja që punon në një Night Club






Huang Doudou është një vajzë 7-vjeçare, e cila punon 4 ditë në javë si kërcimtare në njëklub nate për të ndihmuar prindërit e saj që nuk janë më të aftë për punë pas një aksidenti. 

Në kohën që shokët e saj të klasës janë ngrohtë në krevatet e tyre duke fjetur,Huang detyrohet të veshë këpucët me taka dhe të shkojë në një klub nate në Urumqi, shkruan Top-Channel.

7-vjeçarja merr një rrogë prej 100 dollarësh dhe është e kënaqur me atë që bën:

“Më pëlqen puna, mbaroj në 11 të natës dhe më pas kthehem në shtëpi sepse duhet të bëj detyrat. Më pëlqen të kërcej dhe ka raste që marr edhe bakshishe. Lodhem, por është një punë shumë e mirë”, thekson Huang.

7-vjeçarja jeton së bashku me prindërit e saj në një apartament 12 metra katrorë.

No comments:

Post a Comment