Tuesday, June 25, 2013

Bllokohet nga shembja autostrada elektorale Tiranë- Elbasan (që nuk i impresionoi votuesit)







Autostrada Tiranë- Elbasan është bërë e pakalueshme për shkak të shembjeve. Për fat të mirë nga shembja nuk ka pasur ndonjë të plagosur, edhe pse është prekur një automjet.
Shembja ka ndodhur rreth 600 metra në dalje të tunelit të Krrabës.
Ndërkohë, Partia Demokratike kishte pritshmëri shumë të larta nga ndërtimi i kësaj autostrade. Megjithatë votuesit nuk janë impresionuar shumë nga tuneli elektoral.
Edhe në vitin 2009, Rruga e Kombit dhe tuneli u hap pa përfunduar mirë, duke shkaktuar një shembje që solli edhe të tjera miliona euro humbje për taksapaguesit.
Dy vite më vonë, përgjatë Rrugës së Kombit, PD humbi çdo njësi vendore, duke treguar se rruga nuk u kishte sjellë zhvillimin e duhur.

No comments:

Post a Comment