Thursday, June 27, 2013

Franceska kapet mat me djalin e politikanit biznesmen

Ka kaluar nje vit qe kur Franceska Jace, konkurrentja nga Vlora e “Big Brother 5” shfaqej ne faqet e para te gazetave pas daljes nga loja e “BB”. Vemendjen kryesore e terhiqte me zbulimin e linjave ne fotot e realizuara ne plazh dhe, po ashtu, me historine e perfolur te dashurise me Ermal Merdanin, finalistin e “BB5”. Tashme, pas nje viti fame qe mori ne “BB” dhe nje terheqjeje me dashje nga vemendja mediatike, ja ku kemi nje lajm per jeten sentimentale te 19-vjecares nga Vlora. Kemi mundur te sigurojme keto foto plazhi, ku Franceska, pas ndarjes nga Ermali, per here te pare shihet ne krahet e nje djali te ri me te cilin ka krijuar lidhje dhe qe po shijon ditet e para te plazhit. Sipas informacioneve tona, djali quhet Alban, eshte nga Fieri e i biri i nje politikani te njohur. Franceska eshte takuar me Albanin gjashte muaj me pare ne nje nga lokalet prane Liqenit Artificial, ku ajo punonte si menaxhere.












Ai eshte 21 vjec dhe ndjek studimet per Drejtesi ne “Albanian University” ne Tirane, ndersa menaxhon po ashtu dhe bizneset e babait. Edhe pse kane gjashte muaj qe shoqerohen bashke, shume pak njerez e kane vene re lidhjen e tyre, nje zgjedhje e te dyve per te mos u ekspozuar shume si fillim. Ne nje interviste qe dha se fundi per “Panorama Plus”, Franceska pohoi se nje arsyet qe nje lidhje perfundon me ndarje, eshte dhe ekspozimi i tepert ne publik, ashtu sic ndodhi me Ermalin. Aktualisht Franceska nuk po punon, pasi i eshte perkushtuar diplomimit ne shkollen e mesme, duke perseritur vitin qe e humbi nga futja ne lojen e “Big Brother”. Gjate ketyre muajve jane botuar shume foto te saj me djem te ndryshem, shume prej tyre te njohur, por qe me asnjerin nuk ka perjetuar ndonje lidhje. Te shohim se si do te shkoje kjo histori e re e saj, me nje djale dy vite me te madh dhe jashte botes se televizionit. 

No comments:

Post a Comment