Tuesday, June 25, 2013

Dritan Prifti tërhiqet nga gara: PS dhe LSI më vodhën 10 mijë vota (VIDEO)






Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Fierit, Dritan Prifti, është tërhequr nga procesi i numërimit të votimit.
Prifti ka thënë se po tërhiqet për shkak të faktit se, sipas tij, PS dhe LSI i kanë vjedhur mbi 10 mijë vota.
“Nuk dua të vazhdoj të jem pjesë e një farse. Në Fier komisionerët e PS dhe LSI më kanë vjedhur mbi 10 mijë vota, ndërkohë që votat e deklaruara për mua janë vetëm 6 mijë”, tha Prifti.
Ai ka denoncuar Metën se pasi u përpoq të gjente vrasës me pagesë në Mal të Zi për ta ekzekutuar, e ekzekutoi atë politikisht me anë të Edi Ramës.
“Një proces kur ka presion mbi votuesit nuk mund të jetë i lirë. Një qeveri e re me Ilir Metën pjesë e qeverisë, nuk do jetë ndryshe nga ajo e Berishës. Jam i kënaqur që Berisha është duke u larguar, por qeveria me Metën nuk do i shërbejë shqiptarëve, por vetëm xhepave të vet”, tha Prifti, duke pohuar se do të kërkojë nga KQZ rinumërim të të gjitha votave në Fier, për të parë që ai nuk ka marrë 6 mijë, por 15-16 mijë votave./b.l

No comments:

Post a Comment