Wednesday, June 26, 2013

'Do te pi droge bashke me vajzen nese ajo i futet asaj rruge












Kengëtari Robbie Williams, i cili në të kaluarën ka pranuar se ka ‘shijuar’ kokainë dhe heroinë, është i shqetësuar se e bija e tij, Teddy Someday do të ndjekë gjurmët e të atit. Ai shtoi se në rast se e bija do të drogohet. Atëherë ai do t’i bashkëngjitet asaj.

“Unë dyshoj se do të jetë si unë. Me shumë dashuri dhe me pak fat, kurrë nuk do të shkoj kësaj rruge. Por, nëse kjo ndodh, unë e di çfarë do të bëj. Unë do t’i siguroj asaj drogën e cilësisë më të mirë dhe do ta marrë edhe vetë”, thaRobbie Williams për revistën, "First Female".

Këngëtari ka planifikuar tashmë, një jetë të mrekullueshme dhe të lumtur për vajzën e tij Theodora, madje ai i zgjodhi dhëndrin potencial - djalin e këngëtares Adele.

“Engjëlli i vogël dhe vajza ime luajnë së bashku. Ai është tashmë në listën e dhëndërove potencialë” shtoi Robi.

 Robbie Williams është martuar me aktoren Ayda Field në vitin 2010, pas katër vitesh fejesë bashkë.

No comments:

Post a Comment