Tuesday, June 25, 2013

Mbas 9 muajsh merr fund martesa e Mirjetës së “Big Brother”

Dyshohet se Mirjeta e tradhtonte bashkëshortin Më 19 gusht të vitit të kaluar, shkodranët asistuan në një nga dasmat më “glamour”. Mirjeta Bajramaj, e cila u bë e njohur si konkurrente në “Big Brother 4″, i dha fund beqarisë duke u lidhur në martesë me Burim Fejzullahun, një djalë kosovar që ishte dhe shefi i saj, aty ku Mirjeta punonte.   “Me punë po eci përpara përditë e më mirë, kam një punë për t’u admiruar, paguhem mirë dhe në të njëjtën kohë udhëtoj. Aty kam gjetur dhe të dashurin dhe kam pesë muaj me të, është një djalë shumë i edukuar, i dashur dhe person me zemër të mirë e të madhe, më lumturon shpirtërisht dhe fizikisht”, pat thënë Mirjeta për gazetën tonë, kur sapo ishte lidhur me Burimin.






Mirjeta-2
Më pas erdhi vendimi për t’u martuar, ata zgjodhën Shkodrën, një dasmë që Mirjeta e pat cilësuar si mbretërore, më 450 të ftuar dhe me një faturë të kripur, prej 15 mijë paundësh. Por, pak ditë më parë, mësuam nga miqtë e çiftit se ata tashmë janë ndarë. Edhe kur pamë profilet e tyre në facebook, fotot si çift i kishin larguar që të dy dhe nuk ishin pak, sidomos fotot e dasmës ishin pa fund të postuara aty, por që tashmë janë zhdukur. Mirjeta në profilin e saj ka hequr statusin “e martuar”, duke e zëvendësuar me “marrëdhënie e komplikuar”. Duke u bërë kuriozë për arsyet e ndarjes, pyetëm ata që i njohin nga afër dhe na thanë se ka qenë Mirjeta arsyeja e ndarjes, pasi ajo e tradhtonte Burimin. Ndonëse, sipas tyre, ai nuk e meriton, sepse është një djalë shumë i mirë. Madje, edhe vetë Mirjeta e përshkruante dikur kështu: ”Është si ta them, alegro, me shije në veshje si unë (qesh), i dashur, me paraqitje fizike të mirë, sy të shkruar dhe buzëqeshje të ëmbël, por dhe sjellje të mirë. Rrallë gjen të tillë”… Gjithashtu Mirjeta ishte krenare edhe për faktin se ishte e para pjesëmarrëse në “Big Brother” që po martohej, por me sa duket gjërat nuk shkuan si duhet për çiftin.  

No comments:

Post a Comment