Sunday, June 30, 2013

Peticion Ramës: Mbaj premtimet për Rrugën e Arbrit (VIDEO)







Ende pa marrë detyrën e kryeministrit të ri të vendit, Edi Rama përballet me kërkesa për të mbajtur premtimet e dhëna në fushatë. Janë shqiptarët e Maqedonisë që i drejtohen me një peticion përmes të cilit i këkrojnë të mbajë premtimin për realizimin e premtimit të dhënë gjatë fushatës për përfundimin e rrugës së Arbrit

Nisma është ndërmarrë nga një intelektual dibran që jeton në Britaninë e Madhe, Gëzim Alpion, i cili ka kërkuar mbështetje nga të gjithë shqiptarët që për këtëpeticion, njofton Ora News.

"Ju premtojmë se ne nuk do të rreshtim së lobuari për Rrugën e Arbërit deri në përfundimin e metrit të fundit. Edi Rama u premtoi dibranëve gjatë fushatës se do ta përfundojë Rrugën e Arbërit po qe se e majta do të fitonte. Intelektualët dibranë do t’ia freskojnë kujtesën Kryeministrit Rama dhe Kabinetit të tij çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj që ata të dëshmojnë me fakte se e kuptojnë se sa e rëndësishme është që në truallin shqiptar të gjitha rrugët të kalojnë në Dibër", thekson Alpion në peticionin e tij.

Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra. Ky aks rrugor qëshkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës akoma nuk ka përfunduar.

Projekti Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, sipas këtij varianti, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera në Maqedoni, Sofjen, etj.
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=q2hm2yA3W6U

No comments:

Post a Comment