Sunday, June 30, 2013

“MBRETI ZOG, S’MË NDIZTE PASIONIN, BËNTE DASHURI ME PROTOKOLL”







Deri përpara daljes në qarkullim të librit të gazetares franceze Maria Craipeau, të gjithë njihnin historinë e martesës së vetme të Mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu me konteshën Geraldina Appony.
Por, kur në skenë u shfaq emri i Tanja Visirovës, kërcimtares nudiste të kabareve të famshme të Parisit mondan, historia nuk është se u ngatërrua, por mori tjetër kthesë.
Sepse përpara Geraldinës, në jetën e Zogut ka ekzistuar një tjetër femër, e cilësuar si gruaja e parë e tij, pas një martese morganatike (pa kurorë dhe pa të drejtë trashëgimie), e cila ka ndarë për më shumë se tri vite shtratin në Pallatin Mbretëror.
ëse e dëgjon për të parën herë historinë e jetës dhe asaj që pasoi pas njohjes me Mbretin e shqiptarëve të kërcimtares ruse Tanja Visirova, ka vend për habi… Pas mantelit që mbante veshur në trup e që më së shumti e flakte tutje gjatë performancave skenike, krejtësisht e zhveshur, erdhi kapitulli i jetës që as nuk mund ta kishte imagjinuar.
Shërbëtore, kuzhinier personal, parfume të shtrenjta, peliçe të rënda, me pak fjalë luks i shfrenuar.
Domosdo, çdo dëshirë e saja ishte urdhër për njeriun që i qëndronte në krah, Mbretin Zog, me të cilin ajo bashkëjetoi nga viti 1929 deri në 1933, referuar librin me titull “Tanja Visirova”, të gazetares franceze Maria Craipeau (në origjinal “Tania Visirova du Caucase au Folie Bergere”.
Sipas gazetës “Panorama” në faqet e tij përshfaqet e gjithë historia e panjohur e kërcimtares së famshme, e cila u kthye në fenomenin “La Visirova”, e për të cilin kish gjithnjë vend në faqet e para të shtypit francez të kohës.
Gjithashtu, në rrëfimin mbresëlënës së saj, kërcimtarja ndan me lexuesit edhe detajet intime… Duket se protokolli u kushtëzonte në çift edhe oraret e të bërit dashuri, ndërsa rusja shkon përtej të zakonshmes, sidomos kur flet për Mbretin e shqiptarëve, i cili me sa duket, sipas librit, nuk ishte i aftë t’i zgjonte ndjenjat pasionante në shtrat, e sillej edhe në të tilla çaste si Mbret.

No comments:

Post a Comment