Tuesday, June 25, 2013

Kush votoi PD-në e kush PS-në?

Më shumë se kurrë ndonjëherë, artistët dhe njerëzit e njohur të ekranit në Shqipëri, më 23 qershor, kanë folur me gjuhën e numrave, në krah të të cilëve kanë vënë një plus, që shumë prej tyre e kanë konsideruar të shenjtë.
Artistët janë shumtë, dhe nëse do të flisnim me gjuhën e politikës, 1 artist-1 votë, vërtet do të përfitohej elektorat i konsiderueshëm për të gjitha kahet politike. Zakonisht zgjedhin të mos përlyhen, por krahasuar me ata që votën e tyre, për një arsye apo një tjetër, e kanë deklaruar, shumë preferojnë ta mbajnë të fshehtë. Disa personazhe të njohur kane deklaruar per "Panorama" se si e kanë kaluar ditën e votimeve, qe disa prej tyre e konsideruan një ditë si gjithë të tjerat, e shumë prej tyre vendimtare për të ardhmen e tyre





Moderatori i “Top Show”, Alban Dudushi, ka pohuar se: “Patjetër që votova, dhe jam duke pritur i qetë konfirmimin e votës sime”. Ndërsa Agron Llakaj, moderator i “Al Pazar”, u shpreh: “Unë votoj gjithmonë, sepse votën e quaj institucion të shenjtë. Sot ishte dita e votimit dhe impenjimet e tjera janë të papërfillshme përpara këtij akti. Kështu që lashë gjithçka sot e votova për Shqipërinë europiane, edhe për Rilindje edhe për Përpara, ose më saktë kam votuar me logjikën e asaj që transmetoj çdo të shtunë në “Al Pazar” në “Vizion Plus”, tha ai. Natyrisht që nuk e ka neglizhuar këtë ditë sot moderatori i “Portokallisë”, Salsano Rrapi, i cili ka pohuar se ka lënë çdo angazhim tjetër për të votuar. Gjithashtu regjisori dhe drejtuesi i “Pop Channel”, Ardit Roshi, pohoi: “Sigurisht që votova! Është detyrë qytetare për të gjithë, të njohur ose jo”. Është shprehur pothuaj kështu edhe Marina Vjollca, drejtuese “Procesit Sportiv”. Ndërsa drejtuesja e “X Factor”, Alketa Vejsiu, në profilin e saj në Facebook ka dhënë mesazhin e saj: Sot nuk është ditë për plazh, është ditë historike për të votuar, për fatin e një kombi të tërë. Elvis Pupa, i cili jeton në SHBA, u kërkoi të votonin fansave në Shqipëri: “Nxitoni të votoni. Vetëm një votim masiv i nxjerr të pavlefshme manipulimet!”. Dhe mes artistëve të elitës është shprehur edhe Olen Cesari, virtuoz i violinës, i cili ka udhëtuar nga Italia për të hedhur votën e tij në qytetin e lindjes, Durrës.

VIP-AT: DJATHTAS, MAJTAS, NË MES
Shkëndije Mujaj është artistja kosovare, e cila për herë të parë ka preferuar të mbulojë linjat e saj seksi me kartonin ku shkruhet nr.44, duke shprehur bindjet e saj të djathta, si një simpatizante e flaktë e kreut të PDsë, Sali Berisha. Gjithashtu Dr. Flori ka bërë thirrje për të votuar nr.44, ndërkohë që në këtë fushatë bëri përshtypje si artisti që dikur kishte kënduar me kreun e PS-së, Edi Rama, në këto zgjedhje bëri një këngë kundër tij, si zemërthyer. Për PD-në ka votuar edhe Arkimed Lushaj, “Stresi”, i cili është shprehur optimist për rezultatin, duke thënë se: “vjen era fitore”. Për herë të parë bën publike bindjet e tij artisti i muzikës rap, Noizy, i cili u kthye dje nga një koncert në Gjermani: “Interesat e mia dhe të familjes më shumë përkojnë me PD-në”, është shprehur ai për gazetën “Panorama” dje në ditën e votimeve. Këtyre emrave do të mund t’u shtonim ata të të deklaruarve të PD-së, mes të cilëve: Rosela Gjylbegu, Greta Koçi, Çiljeta, Ermal Mamaqi, Soni Malaj, Elvana Gjata, Vedat Ademi, Eni Koçi, Renis Gjoka etj.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani këtë fushatë zgjedhore janë fotografuar pranë politikanëve të majtë, duke i shoqëruar në fushatat e tyre në rrethe. Këngëtarja Rezarta Shkurta është një tjetër artiste që e deklaron votën e saj, duke pohuar se ka votuar për PS-në. Të tjerë personazhe të njohura janë Inida Gjata, Zhaku, e cila gjithmonë u është drejtuar fansave në FB me fjalët: “Votoni! Këtë herë është shansi i Edi Ramës dhe i duhet dhënë mundësia!” Ndërsa dy këngëtarët Klevis Bega (Kastro Zizo) dhe Klajdi Musabelliu, si të deklaruar në bindjet e tyre për LSI-në, kanë bërë tifo politike duke shpresuar për fitoren e Koalicionit të majtë.

No comments:

Post a Comment