Saturday, May 25, 2013

Toros: Rike, një vajzë e komunitetit rom, ja çfarë di për të (VIDEO)


Torosi i “BB4” është konsideruar gjithmonë si udhërrëfyesi i personazheve të këtij “show”, pasi ata dalin nga loja e “Big Brother”. Si një pasionant i spektakleve “reality”, ai i ndjek pasuesit e tij me përpikëri për të dhënë gjithmonë në media mendimin personal për atë që ia vlen të veçohet nga të tjerët.


 Në këtë rast është Rike Roçi në fokusin e tij, edhe për faktin se origjina e të dyve është nga Durrësi, dhe pastaj jeta që kanë bërë në Itali. Por Toros këtë herë zbulon një sekret të 26- vjeçares të ardhur nga Italia, faktin që Rike është një vajzë që i përket komunitetit rom. Larg çdo paragjykimi dhe qëndrimi negativist ndaj pakicave në Shqipëri, Toros në këtë intervistë mban anën e saj, për të treguar se një vajzë si Rike me pamjen dhe personalitetin e saj i ka tejkaluar të gjithë stereotipat duke u pëlqyer nga shumë njerëz, pavarësisht ngjyrës së saj të lëkurës.
rikeroci
I ke ndjekur banorët e “Big Brother 6” dhe si po të duket loja mes tyre? Po, i kam ndjekur me përpikëri dhe më pëlqen ajo çfarë na ofrojnë duke i ndjekur nga ekrani. Sipas meje, lojë aty brenda po bëjnë Elona, Anaidi dhe Rikja, ndërsa të tjerët janë në gjumë. E dua të theksoj se loja e “BB6” mori ngjyra më të bukura me hyrjen e Rikes në shtëpi, e cila me praninë e saj i zgjoi banorët nga gjumi, ndërkohë që deri para hyrjes së saj ishin duke u marrë vetëm me Joanën. Thua që Rike i dha ngjyra shtëpisë, si ta kuptojmë këtë? Çfarë modeli femëror solli ajo ndryshe në këtë lojë? Rike, përveç bukurisë së saj, duke u shfaqur në lojë si “sex symbol”, zgjoi dhe zemrat e shqiptarëve me ato kërcimet dhe delikatesën e saj. Ishte momenti i duhur hyrja e saj në shtëpi, pasi ishin lodhur shqiptarët me qarjet e Joanës. Publiku ishte i etur për praninë e një fytyre femërore të ëmbël, të bukur edhe plot ngjyra duke përfaqësuar Durrësin, qyteti ynë i përbashkët. Vijmë të dy nga i njëjti qytet, edhe pse lagjet i kemi larg, pasi shtëpia ime ndodhet në qendër të Durrësit, ndërsa Rike ka jetuar në një apartament afër stadiumit të Durrësit deri para largimit me familjen në Itali. Meqë jeni të dy durrsakë, çfarë mund të na zbulosh më shumë nga jeta e saj? Në fakt, më pëlqen që Durrësi përfaqësohet nga një vajzë si Rike që i përket një komuniteti shumë të respektuar dhe punëtor në Durrës, që është komuniteti rom. Dikush mund edhe të çuditet nga ky sekret i saj, por Rike nuk ka asgjë për të mbajtur të fshehtë në këtë aspekt dhe duhet të jetë krenare, pasi ka arritur që me sharmin e saj dhe gërshetimin e ngjyrave të lëkurës e syve të zbukurojë ekranin e “Big Brother”. Ajo po ngroh shpirtrat e durrsakëve dhe shqiptarëve që janë gati ta votojnë, pasi të kënaq syrin. Madje, mund të them se unë kur shikoj Riken, më duket vetja sikur po ndjek “Big Brother” e Brazilit (qesh). Nga ç’familje vjen Rike, që më vonë janë shpërngulur në Itali? Rike vjen nga një familje e thjeshtë durrsake, dhe jeta në Itali e ka bërë të hedhë pas krahëve komplekset dhe të krijojë identitetin e një femre që mund t’ia dalë vetë. Marr shkas të mbështes Riken, për arsye se kam njohur njerëz të këtij komuniteti në Durrës që janë shumë të respektuar, punëtorë dhe të dashur. Beson vërtet që në momentin që publiku do të njihet me këtë sekret të saj, do e votojë më shumë apo ky fakt do mund ta penalizojë? Unë mendoj se, kur publiku ta marrë vesh që ajo është një “braziliane Durrësi”, ashtu siç unë preferoj ta quaj Riken, do të thyhet një tjetër tabu në realitetin shqiptar, dhe “BB” shqiptar ngrihet kështu në piedestalin e duhur, pasi i demonstron botës se respekton të gjitha minorancat dhe nacionalitetet. Është për t’u vlerësuar publiku shqiptar që i pranon në gjirin e tij të gjitha pakicat dhe ky është një hap drejt Europës së bashkuar, pasi Shqipëria nuk bën dallime raciale dhe përkrah çdo komunitet me të cilët bashkëjetojmë. Madje, ne jo vetëm që nuk i përçmojmë, por edhe i përkëdhelim e llastojmë ata, siç po ndodh me Riken. Ka fansa Rike në Durrës, dhe në përgjithësi e preferojnë më shumë meshkujt apo femrat?Besoj se jo vetëm në Durrës, por në gjithë Shqipërinë ka fansa, pasi shqiptarët duhet ta kuptojnë që nuk shkohet më në Brazil, kur Brazilin e kemi midis nesh. Kjo ishte një batutë për të shprehur simpatinë edhe një herë, por ndërkohë mendoj që ajo ka më shumë fanse femra, që e adhurojnë për sensualitetin që demonstron dhe linjat e kolme që të tundojnë. Ashtu siç u ka ndodhur banorëve në shtëpi, që i kemi parë të çekuilibruar pranë saj. Siç po thua, edhe banorët e “BB” shfaqën atraksion ndaj Rikes. Mendon se e kanë kuptuar ata këtë sekret të saj? Patjetër, dhe në qoftë se ata nuk arrijnë të kuptojnë që kanë një “braziliane” mes tyre, atëherë do të thotë që ata s’kanë parë botë me sy (qesh).Nga djemtë, Anaidi dhe Iliri u duk se u tronditën disi nga prezenca e Rikes. Do dëshironin ata ta kishin të dashur? S’di ç’të them, pasi Rike është nga ata persona që të çon deri te burimi dhe nuk të jep ujë… Por javën e kaluar u hap një tjetër diskutim që e afeksionuara e vërtetë pas Rikes është Elona. Ti si mendon? Po, e besoj këtë. Madje, unë konfirmoj që Elona është lesbike në prirjet e saj seksuale. Pse je kaq i bindur? Jam i bindur, sepse e kuptoj nga veshjet dhe mënyra si sillet. Unë e kam ndjekur shumë “BB” dhe kam vënë re afrimitetin e saj ndaj Rikes, që më duket si afrimitet sensual, që nuk më tingëllon thjesht miqësi mes shoqesh, por një ndjenjë që ato kanë për njëra-tjetrën.Domethënë, ti po thua që dhe Rike ka prirje seksuale si lesbike, dhe ajo mund të ndiejë për Elonën? Në fakt, duket hapur që Rike ka një dashuri të pastër ndaj Elonës, që edhe mund të thellohet pas daljes nga shtëpia. Por fakti që jetojmë në Shqipëri, i bën të dyja vajzat të tregohen të matura dhe të mos e demonstrojnë ndjenjën që po provojnë mes tyre. Ndaj, në betejën mes Ilirit dhe Elonës për të fituar Riken, sipas gjasave del e fituar Elona? Gjithmonë femrat kanë një armë sekrete për të fituar ndaj një mashkulli, dhe Elona e ka fitoren në xhep kundrejt Ilirit edhe në “Big Brother”. Që do të thotë se Elona mund të fitojë edhe “BB”…Do kisha dëshirë që, nëse në finale shkojnë dy femra, do më pëlqente që fitoren ta ndaja mes Elonës dhe Rikes. Do ishte një ëndërr për mua sikur Rike ta sillte fitoren në Durrës, por nga ana tjetër, në qoftë se Elona e pohon me gojën e saj që është lesbike, ajo ka mundësi ta fitojë këtë “Big Brother”. Dhe unë ia uroj fitoren, sepse ka demonstruar karakter luftarak dhe inteligjencë në një “reality”, ku talentet si Marselino nuk i lënë të shpalosin aftësitë e tyre. Uroj që edicionin e gjashtë ta fitojë një femër, që roli i femrës shqiptare të ngrihet kudo si në politikë, ashtu dhe në spektakël. Ku e sheh shkëlqimin e Rikes pas daljes nga loja, cila do mund të jetë karriera e saj? Këto fjalë që thashë janë me dashuri për Riken, duke vlerësuar kështu dhe ngjyrën e lëkurës së saj. E, pas këtij show, do më pëlqente ta shikoja të prezantonte një program në televizion si Oprah Winfrey, pasi kam shumë besim te talenti dhe oratoria e saj. Jemi lodhur duke parë po të njëjtat figura në ekran, aq sa më duket se po shoh Byronë Politike që nuk ndërrohet me vite. Nëse publiku shqiptar pëlqen Mike Tyson e Eddie Murphy, atëherë pse të mos na mësohen sytë duke parë edhe Riken kampione?Po për kureshtjen e audiencës mashkullore, si duhet të shfaqet Rike mbresëlënëse? Për audiencën mashkullore do të doja ta shikoja në një kalendar duke pozuar, për t’i lënë pas vajzat shqiptare të kopertinave, të cilat kanë ende tabu dhe nuk e shpalosin dot sensualitetin e tyre deri në fund.
Rike: “Black or white” Do preferoje ta dëgjojë këngën “Black or white” të Majkëll Xhekson me Riken? Me Riken do preferoja të dëgjoja citimin e Malcolm X “I have a dream”, kur ai thekson që njerëzit nuk duhen gjykuar nga ngjyra e lëkurës, por nga gabimet që bëjnë. Një femër e komunitetit rom e ka shpirtin të bardhë apo të zi? Të bardhë, për mendimin tim. Sjell fat në jetë apo është ters? Thonë që, po bëre dashuri me një vajzë si Rike, të ecën 40 ditë fati. Janë më të nxehta në shtrat, ashtu siç flitet? Varet, nëse janë si Rike, patjetër që janë më të nxehta. Arma e tyre më e fortë për të joshur meshkujt, është vetëm kërcimi? Po, kërcimi është demonstrim i gjakut të nxehtë që u qarkullon në damarë. Kush di ta shijojë më shumë jetën, vajzat e komunitetit rom apo të racës së bardhë? Qejflinjtë e muzikës dhe artit janë komuniteti rom, të cilët e kanë muzikën në gjak e, për rrjedhojë, edhe femrat e tyre dinë ta shijojnë jetën. Cilat tundohen më shumë nga operacionet plastike? Mendoj se vajzat e racës së bardhë. Cilat kanë fantazi më të zhvilluar seksuale? Fantazi seksuale kanë më shumë vajzat “black”, për arsyen se shndërrohen në gjarpërinj në krevat. Pastaj kot nuk thonë amerikanët që, nëse shkon në shtrat me një femër “black”, nuk e harron kurrë.  

No comments:

Post a Comment