Saturday, May 25, 2013

Elona: Rikja, gjëja më e rëndësishme në Big Brother (video)








Vajzat janë duke vënë ende në jetë planin e tyre duke qëndruar me njëra-tjetrën dhe jo me djemtë. Eldora, Rikja dhe Elona ndodhen në dhomën e ndenjes dhe po diskutojnë.  Rikja i thotë Eldorës që të shkojë dhe të flasë më Shpendin sepse ai e ka marrë shumë seriozisht debatin që bën pak më parë. Rikja e këshillon Eldorën që të shkojë dhe ta pyes Shpendin nëse ka ngrënë apo jo, sepse nuk është mirë më këto sjellje. Sipas Eldorës është gjithnjë ajo që i kërkon të bëjnë paqe dhe Shpendi është mësuar keq nga një gjë e tillë.

Vajzat më pas ndryshojnë temë dhe flasin për veten Rikja thotë se është tip shumë nevrik por në shtëpinë e Big Brother e ka mbajtur shumë veten sepse nuk ka dashur të dalë jashtë saj. Ajo thotë se nuk ka dashur ta japë një imazh të tillë në Big Brother dhe për këtë e ka frenuar shumë veten. Elona e pyet se si e ka menduar më parë aventurën ne Big Brother. Rikja përgjigjet se e ka menduar me disa njerëz me mentalitet më të hapur. Rikja më pas flet për meshkujt në Itali, për të cilët thotë se kanë shumë respekt ndaj femrave dhe i vlerësojnë shumë ato. Ndërsa për meshkujt e shtëpisë Rikja mendon që në jetën normale janë si “pula”. Rikja flet për Anaidin i cili ka tentuar disa here ti tregojë Rikes një pjesë që ajo e njeh shumë mirë. Ajo tregon se Anaidi do të hiqet sikur është shumë i zgjuar duke dashur ta nënvlerësojë veten. Elona mendon që meshkujt e shtëpisë kanë një krenari të tepruar dhe e mbështet Riken në atë çfarë thotë.

Më pas vajzat flasin për momentet e bukura që kanë kaluar në shtëpinë e Big Brother. Elona tregon se do të mbajë mend lojrat, provat javore, surprizat, shakatë që kanë bërë mes njëri-tjetrit. Por gjëja më e rëndësishme që Elona ka përjetuar në Big Brother është Rikja. Rikja i thotë se nuk e priste aspak që të krijonte një lidhje kaq të bukur në shtëpi, aq më tepër me një femër. Sepse sipas saj, ajo nuk është se ka pasur një raport shumë të mirë me femrat jashtë shtëpisë. Vajzat e vlerësojnë shumë shoqërinë e tyre dhe janë shumë të lumtura për këtë gjë.

No comments:

Post a Comment