Saturday, May 25, 2013

Dafina Zeqiri dhe Genta Ismajli injorojnë TV-në që i lançoi (VIDEO)


Në natën e 8 majit, media më e madhe në Kosovë, “RTV21”, ka festuar me një ballo tradicionale 15-vjetorin e jetës së saj publike. Mes shumë fytyrave eminente të estradës kosovare, shihej disa e kishin refuzuar ftesën, sidomos këngëtarë, duke mos lënë anash një koncert të tyre të programuar me kohë. Por artistë të shumtë uruan në këtë përvjetor “RTV21” me praninë e tyre.



dafinagenta
Mes tyre ishin Nora Istrefi, Gili, Kaltrina Selimi, Lori, Mihrie Braha, Naim Abazi, Naim Krasniqi, Nrg Band etj. Por dy nga këngëtaret, të cilat falë këtij mediumi edhe u lançuan e u njohën si këngëtare, mungonin. Këto ishin Dafina Zeqiri dhe Genta Ismajli, madje edhe vetë artistët e tjerë donin të dinin arsyen se pse dy vajzat e muzikë  munguan. Ndoshta ato nuk kanë dashur të vinin pa shoqërues, dhe nga ana tjetër nuk donin t’i reklamonin ata, e megjithatë si shumë kolege të tyre të kujdesshme, mund të kishin marrë një shok për t’i shoqëruar në këtë ballo festive.

No comments:

Post a Comment