Thursday, May 23, 2013

Eneda Tarifa prezanton vajzen e sapo lindur, Aria


















“Aria sapo erdhi në jetë, është një thesar”… Ka qenë kjo fjalia që shoqëronte postimin e fotos së parë të Eneda Tarifës me të bijën, të porsalindur.
Ylli i skenave muzikore duket të jetë shumë e lumtur përkrah të voglës, Aria, e cila erdhi si bekim për familjen e këngëtares këtë të hënë.
Këngëtarja dhe prezantuesja e suksesshme mungoi dje në skenën e “Portokalli”, pasi siç tha kolegu i saj, Salsano Rrapi ‘e kemi çuar të bëhet mami’. Dhe nuk vonoi shumë që Aria të vinte.
Eneda dhe Erjoni, bashkëshorti i saj e kishin zgjedhur emrin e vajzës disa javë përpara se ajo të lindte.
Natyrisht që as Erjoni nuk mund të rrinte pa e shprehur gëzimin e të bërit baba dhe disa orë më vonë postoi në Facebook këtë status: “Aria lindi e shëndetshme dhe bukuroshe.
E pastë jetën e gjatë dhe të mbarë”… Erjoni dhe Eneda nuk kanë bërë dasmë, por Aria e vogël është celebrimi më i mirë i dashurisë së tyre 15-vjecare.
Këtij gëzimi të ciftit i janë bashkuar edhe shumë dashamirës e kolegë me urime të shumta, mes të cilëve dëshirojmë edhe ne ta urojmë Arian e vogël për një jetë të gjatë e të lumtur përkrah mamit dhe babit.

No comments:

Post a Comment