Wednesday, May 22, 2013

SHBA, mësuesja, heroinë e tornados (VIDEO)















http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=uUt9BB0wEr0

Ajo e tregon shume thjeshtë: “Kur nisi te vinte unë i mbulova me trupin tim fëmijët. Nje prej vogëlusheve më tha ‘Të dua shumë, të lutem na shpëto’”.Të gjithë fëmijët që ndodheshin me Ronden tani janë të sigurt. Ajo ka marrë disa gërvishtje, që i quan të parëndësishme, duke pasur parasysh pasoja edhe më të tmerrshme.
“Për asnjë çast nuk mendova se isha në prag të vdekjes”,thotë ajo.
“Përgjatë gjithë kohës u bërtisja fëmijëve: ‘Mos u shqetësoni, jemi mirë’. Thërrisja, sepse doja t’i qetësoja, doja të tejkaloja me zë, zhurmën e furishme të stuhisë. Një vajzë qante me ngashërim dhe iu drejtova ‘gjithçka shkon mirë, të mbroj unë’, dhe më pas iu drejtova Zotit me një lutje ‘kujdesu për femijët e mi’”.Megjithëse nuk e mban mend mirë atë moment, e krahason forcën e stuhisë me forcën shtypëse të një treni.“Ishte sikur me godisnin pa pushim mbi kurriz”, tregoi ajo

No comments:

Post a Comment