Saturday, May 25, 2013

Rita fiton “The Voice Kids” (VIDEO)









Rita, vajza nga Kosova, u shpall fituese e spektaklit “The Voice Kids”, spektaklit të talentëve të vegjël, që rrugëtoi muaj të tërë në ekranin e Top Channel.
Spektakli, që solli shumë emocion në ekranin e Top Channel, ngjiti në natën finale 6 konkurrente, që në fund mbetën 3 pas përzgjedhjes së trajnerëve, të cilat shkuan edhe në televotim. Dhe ato ishin Elisa, Uendi dhe Rita.
Në tre fazat e konkurrimit, zërat më të mirë, nga të gjitha trojet shqipfolëse, kanë servirur për publikun një spektakël të jashtëzakonshëm. Gjatë këtyre muajve, me ta punuan tre trajnerët Alma Bektashi, Elton Deda dhe Altin Goci, transmeton TCH.
Gjashtë finalistët u përzgjodhën si më të mirët e mbi 1200 aplikantëve, që u regjistruan që në fillim të spektaklit.
Ndërsa kjo e premte ishte finalja e edicionit të parë të “The Voice Kids”, autorët njoftuan se kanë nisur edhe regjistrimet për edicionin e dytë.

No comments:

Post a Comment