Thursday, May 23, 2013

Shpërthen xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, e duan të dy për vete Riken e “Big Brother”

















Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësisë mes Elonës, Rikes dhe Ilirit. Një nga miqësitë më të forta të krijuara nga banorët, ka qenë ajo mes Ilirit dhe Elonës. Dy nga banorët më të fortë dhe interesantë gjatë këtij edicioni, kanë mbështetur vazhdimisht njëri-tjetrin dhe jo rrallë kanë përballuar situata të vetëm kundër të gjithëve. Por situata ka ndryshuar. Me hyrjen në shtëpi të Rikes dhe krijimit të miqësisë më Elonën, duket sikur i treti, Iliri, doli disi i tepërt. Ai nuk nuk ngurruar të shprehë pakënaqësinë e tij, për faktin sa dy vajzat e kanë lënë pak pas dore. Iliri, edhe pse një natyrë me humor dhe që duket se i merr gjërat lehtë, duket se e ka vuajtur këtë situatë, duke ndenjur disa net pa gjumë

.Javën e kaluar, Iliri dhe Rike u afruan shumë. Iliri nuk ngurroi për asnjë çast t’i shprehë Rikes që e pëlqen shumë si femër, aq sa u duk se flirti mes të dyve mund të kishte zhvillime interesante. Por Elona nuk ka lënë rast pa i tërhequr vëmendjen Rikes që të bëjë kujdes me Ilirin, sepsa ka një të dashur jashtë. Por fansat që komentojnë shumë për këtë situatë, kanë një këndvështrim tjetër. Ata e thonë për Elonën se po ndihej keq nga afrimi i Ilirit me Riken dhe tërheqja e vemendjes bëhej jo se asaj i bëhet vonë për jetën e Rikes, por thjesht se është xheloze, sepse do që Riken ta ketë vetëm për vete dhe nuk do ta ndajë me Ilirin. Tashmë është krijuar një situatë tensioni mes të treve. Iliri pothuajse nuk flet fare me Elonën, ndërkohë që janë sqaruar disa herë mes debatesh me Riken. Iliri pret që Elona të vijë vetë të sqarohet me të dhe mendon se nuk e paska njohur si duhet atë duke shprehur zhgënjim prej saj. Kjo ngjarje ka tërhequr vemendjen e të gjithë banorëve dhe ka zgjuar mjaft diskutime. Jemi kuriozë të dimë se si do të zgjidhet kjo situatë. Do t’i kthehet Iliri flirtit me Riken? Do rregullohet marrëdhënia e Ilirit me Elonën dhe mbi të gjitha kush do ketë ekskluzivitetin e Rikes, të cilën duket se e do secili për vete, në mënyrën e vet natyrisht?

No comments:

Post a Comment