Wednesday, May 22, 2013

Asteroidi gjigant '1998 QE2' i afrohet Tokës më 31 maj





Në sistemin tonë diellor ka shumë asteroidë të cilët i afrohen planeteve të ndryshme e në këtë rast edhe planetit tonë, Tokës.
Zakonisht, asteroidët e vogël të cilët kalojnë nëpër atmosferën e Tokës digjen para se të godasin sipërfaqen e planetit. Në raste të rralla, këto objekte hapësirore ndikojnë edhe në sipërfaqen tokësore. Ndërkohë më 31 maj, një asteroid gjigant do të fluturoj afër Tokës duke ofruar një shfaqje të mrekullueshme kozmike, sidomos për shkencëtarët. 

Asteroidi në fjalë i cili parashikohet të jetë rreth dy kilometra i gjerë do të kaloj përafërsisht 5.7 milion kilometra afër Tokës. Sipas NASA, asteroidi do të rrugëtoj 15 herë më larg se hëna. Për shkencëtarët dhe astronomët e kësaj agjensie ky fenomen do të jetë rast i vecant për observim të drejtëpërdrejtë të një objekti të tillë.
Asteroidi është quajtur 1998 QE2 për shkak të vitit kur është zbuluar për herë të parë. Vetëm pas 200 vjetëve asteroidi do të mund të afrohet përsëri kaq afër Tokës

No comments:

Post a Comment