Friday, August 2, 2013

I refuzojnë vizën, shkak mbipesha

Autoritetet neozelandeze refuzuan qëndrimin e një shtetasi afrikano-verior në vend me arsyetimin se ai ishte shumë i shëndoshë për të qëndruar në vend. Në letrën dërguar familjes së Albert Buitenhuis argumentohet refuzimi i rinovimit të vizës vjetore për gjithë familjen për shkak të peshës së tij që nuk “ka një standard të pranueshëm për autoritetet”.









Familja afrikano-jugore, që jeton në qytetin e Chrischur që prej 6 vitesh si emigrantë të rregullt, thotë se paradoksi qëndron në faktin se refuzimi mbërrin në momentin kur Albert peshon 130 kilogram, plot 30 kilogram më pak se sa 6 vite më parë, kur u pranua si emigrat i rregullt në vend.
Bashkëshortja e tij, Marthie thotë se vitin e kaluar Albert peshonte më shumë se sivjet, por sërish vizat vjetore u rinovuan “me pak probleme të vogla burokratike”.
Rasti i kësaj familjeje është vënë në qendër të vëmendjes edhe për faktin se çifti ka dorëzuar ankesat edhe tek Ministri i Emigracionit, transmeton TCH.
Kërkesa e tyre ende nuk ka marrë një përgjigje, por tërthorazi autoritetet kanë lënë të kuptohet se Albert me mbipeshën e tij rrezikon sëmundje si diabeti, hipertensioni apo sëmundje zemre që mund të rëndojnë financiarisht sistemin shëndetësor vendas.
“Është e rëndësishme që të gjithë emigrantët të kenë një standard të pranueshëm shëndetësor për të minimizuar kostot e shërbimit shëndetësor të Zelandës së Re”, deklaroi Ministri vendas i Emigracionit.
Zelanda e Re është ndër vendet me përqindje të lartë të obezitetit në botë. 30 për qind e popullsisë së saj aktualisht rezultojnë mbipeshë.

No comments:

Post a Comment