Friday, August 2, 2013

E virgjër 70 vjeçe, tani kërkon burrë, por milioner...

Bastexhinjtë anglez nuk janë fort të bindur se Pam Shaw, një 70-vjeçare e mbajtur mirë, do të jetë në gjendje të gjejë partnerin që pret prej më shumë se 50 vjet.
Gruaja ka pranuar të rrëfejë historinë e saj në gazetën “Sun”. Tashmë që ka mbushur 70 vjeç ajo është shprehur se është e gatshme t’ia “fal” trupin e saj një burri. Pam, e veshur në mënyrë provokuese dhe tepër e kujdesshme për format fizike, tregon se ëndërron të takojë “princin e kaltër”: të ri, të bukur dhe të pasur.











“Dua një burrë të gjatë, joshës dhe milioner. Më në fund ndihem gati të shkojë në shtrat me një burrë të tillë. Kush e tha që jam plak? Në këtë jetë nuk je kurrë plak për të bërë diçka”, ka thënë Pam Shaw për “Sun”.
Para disa kohesh mediat raportuan per te:
Vini re, vini re, sidomos ju milionerë të pasur, Pam Shaw nga SHBA është duke pritur për ju. Këngëtarja e kabareve pretendon se është e virgjër dhe ka vendosur më në fund të heqë dorë nga ajo.
Madje ajo ka kënduar dhe me Tom Jones dhe Roger Moore, por edhe pse këngëtare dhe gjithë kohën në lëvizje nuk e dhuroi virgjërinë. Shaw sot 70 vjeç kishte pretendime, i pari ishte që të mos kryente marrëdhënie seksuale para martesës.
Por, ndërsa vitet iknin ajo nuk e gjeti kurrë njeriun e duhur. Tani ka vendosur të dorëzohet por jo pa çmim. Sipas saj, që të heqë dorë nga gjëja më e shtrenjtë, duhet që një mashkull të zgjidhë qesen.

No comments:

Post a Comment