Saturday, August 3, 2013

10 testamentet më të çuditshme të Njerëzve të Famshëm


Siç është Shekspiri, i cili në testament shkruante që gruas së tij t’i kalojë krevati i tij më i mirë. Kërkesa e fundit e Shekspirit ka krijuar spekulime të mëdha, në lidhje me marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Anne Hathaway. Në këtë listë renditen emrat e figurave të shquara të historisë njerëzore, të cilët kanë shkruar testamentet më të çuditshme.

1. Harri S. Tuman










I përmendur i pari në këtë testament, populli amerikan mori si trashëgimi nga presidenti i tij gjithë letrat dhe materialet historike të librarisë “Truman”. Në testamentin 28-faqesh, ai i la pronën me vlerë 610 mijë dollarë bashkëshortes dhe vajzës së tij. Të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij përfituan, sipas testamentit, nga 500 dollarë deri në njëmijë dollarë. Për sa i përket varrit, ai kërkonte një pllakë të sheshtë dhe vetëm të dhënat kryesore të gdhendura në të.

2. Nikolla Kopernik

I njohur gjithë jetën më shumë si fizikan sesa si astronom, i la trashëgim një libër mjekësor mjekut të tij personal, Fabian Emmerich. Librat e tjerë të tij, ai ia la trashëgim katedrales Frauenburg në Frombork, Poloni, ku shkencëtari kaloi disa vite si famullitar. Ato çka i mbetën nga pronat e tij, ai ia la motrës së martuar, ndërsa titulli i tij i kaloi djalit të një nipi, sipas një marrëveshjeje të mëparshme. Koperniku ofroi pikëpamjen heliocentrike të kozmosit, se Toka rrotullohet rreth Diellit, dhe jo e kundërta, duke e sfiduar modelin gjeocentrik të Ptolemeut, sipas të cilit, Dielli rrotullohej rreth Tokës.

3. William Shakespeare

Dëshira e fundit e tij ishte që gruaja e tij të merrte krevatin e tij të dytë më të mirë. Kërkesa e fundit e Shekspirit ka krijuar spekulime të mëdha, në lidhje me marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Anne Hathaway. Jo vetëm që ishte një kërkesë e pazakontë, por gjithashtu ishte e shkruar në testament si shqyrtim. T’i lije një krevat dikujt, nuk ishte diçka e pazakontë për kohën, një krevat i cilësisë së mirë pa pleshta, apo parazitë të tjerë, ishte diçka e madhe dhe e shtrenjtë. Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, William Shakespear, është njohur si shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave.

4. Franc Litz

12 faqet e testamentit, të shkruara në vitin 1860, përbëheshin më shumë nga rrymë emocionale e devocionit të tij të betuar ndaj princeshës Sayn-Uitgenshtain. “Gjithashtu, i kam borxh asaj gjithçka që kam, gjithçka unë jam dhe atë pak që kam, rreth 220 mijë franga”. Ai e ngarkonte atë që ta ndante shumën “në pjesë të barabarta me dy vajzat e tij, Blandine dhe Cosima” dhe të vazhdonte “pas vdekjes sime marrëdhëniet e përzemërta me Vagnerin”.

5. Hans Kristian Andersen

Shkrimtari beqar ia la pjesën më të madhe të pasurisë së tij, Edvard Kolin, këshilltarit ekonomik dhe mikut të tij. Gjithashtu, një pjesë e trashëgimisë së tij i kaloi dhe qytetit të lindjes së Andersenit, Odensës. Ai ia dha librat dhe dorëshkrimet e rralla, ku përfshiheshin dhe boca të punëve të Çarls Dikensit, Librarisë Mbretërore Daneze. Ai gjithashtu la trashëgim shumën e parave që do të duhej për botimin e letrave që ai kishte marrë gjithë jetën nga personazhe të njohura botërore.

6. Udro Willson

Willson ia la gjithçka kishte së bashku me një pronë me vlerë 600 mijë dollarë gruas së tij, Edit. Nëse ajo vdiste “fëmija ose fëmijët e saj do të trashëgojnë pasurinë dhe do ta ndajnë me vajzat e mia…”. Në testamentin e ish-presidentit amerikan gjithashtu theksohej se vajza e tij, Margaret, duhej të merrte një të tretën e të ardhurave nga pronat e tij “për sa kohë ajo është e pamartuar”. Më 4 dhjetor 1918, Presidenti amerikan Udro Willson, bëri udhëtimin e parë për në Europë, që gjithashtu ishte dhe e para vizitë e një Presidenti amerikan në kontinentin e vjetër. Më 1920, Presidenti Willson u vlerësua me Çmimin e “Nobel për Paqe” për kontributin e tij në Konferencën e Paqes së Versajës.

7. Vladimir Lenin

I diktuar në dhjetor të vitit 1922, kur ai e dinte se po vdiste, dokumenti i njohur si “Testamenti i Leninit”, u orvat të korrigjonte prirjet totalitare të shtetit të ri komunist. Gjithashtu, në testament ai shkruante: “Unë u propozoj shokëve të gjejnë një mënyrë për të shfuqizuar nga pozitat e tij Stalinin dhe të emërojnë dikë tjetër, ndryshe në të gjitha aspektet… dikë më tolerant, më besnik, më të sjellshëm dhe më pak kapriçoz”.

8. Marie Curie

Një gramë radium i pastër, të cilin ajo e kishte marrë si dhuratë nga gratë e Amerikës, ishte e vetmja pronë e saj me vlerë. “Duke qenë se vlera e elementit është shumë e madhe për ta kthyer në një trashëgimi personale, dëshiroj t’ia lë gramin e radiumit Universitetit të Parisit, me kushtin që vajza ime, Irene Kyrie, të ketë liri të plotë për të përdorur këtë gramë… sipas kushteve nën të cilat do të kryhen kërkimet e saj shkencore”.

9. Franz Kafka

Trashëgimia e tij letrare ishte i vetmi shqetësim i Kafkës. Në një shënim të gjetur në tryezën e tij, që i adresohej mikut Max Brod, shkruhej: “…të vetmit libra që mund të dhuroj disi janë “Gjykimi”, “Metamorfoza”, “Doktori i fshatit”, “Kolonia penale”. Kjo nuk do të thotë se dua që ato t’u kalojnë brezave të ardhshëm. Dua të zhduken… Çdo gjë tjetër e imja duhet të digjet, pa përjashtim”. Por Brod nuk e plotësoi dëshirën e fundit të Kafkës. Ai ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm në llojin e tij. Shumica e shkrimeve të tija mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, ato janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.

10. Leon Tolstoi

Leon Tolstoit iu desh të shkruante pesë herë testamentin e tij pas kundërshtimeve të hidhura të bashkëshortes dhe djemve të tij. Testamentin final e plotësoi vitin e vdekjes, 1910. Mosmarrëveshjet familjare kushtëzuan vendimin e tij për t’ia lënë gjithë shkrimet dhe të drejtat e botimit vajzës së tij të vogël, Sasha, e cila ishte instruktuar për t’i përdorur ato në të mirë “të njerëzve”. Sasha i bleu më vonë nënës së saj pronën e familjes dhe ua dha tokën fshatarëve, sipas dëshirës së babait. Leon Tolstoi, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse.
 

Luana shndërrohet në këngëtare: S'ishte ëndrra ime, por e...

Luana Vjollca, bukuroshja e televizioneve shqiptare, rrëfen në këtë intervistë risinë që pritet të sjellë shumë shpejt. E bashkë me të, edhe disa copëza nga jeta private e profesionale. Biondja seksi, veç angazhimeve që ka rrezik ta lënë pa pushime, rrëfehu gjatë bisedës me ne edhe marrëdhënien që ka krijuar me famën, duke shprehur mes rreshtash keqardhjen që ka për personazhet e varura ndaj saj... Po le të lexojmë bashkë për më shumë intervistën e gjatë të moderatores, që s'ka asnjë peng në karrierë, e të shijojmë njëherësh me të, fotot provokuese të yllit të ekraneve...











Luana, si ka nisur kjo verë për ty?
Verë shumë impenjative, ndryshe nga çdo verë tjetër e imja; por është një punë e madhe e cila po më sjell si 'feedback' një kënaqësi po kaq të madhe, ndaj këtë verë do e veçoja si një nga të preferuarat e mia.
Të shohim në krye të "Summer Fest"-it, një projekti shumë impenjativ... Lodhje, argëtim, çfarë është kjo eksperiencë për ty?
"Summer Fest"-i është një eksperiencë, të cilën nuk po ngopem duke e shijuar, sepse, që në përballjen e parë me publikun e shesheve, kuptova dashurinë e madhe që ata kanë për ne... Kjo është pjesa më e bukur e këtij projekti, i cili po korr sukses e po kënaq verën e çdo shqiptari. S'mund ta mohoj që në një punë të tillë, madhështore, të shoqëron edhe lodhja, por ajo nuk ka të krahasuar me kënaqësinë që të jep në çdo finalizim të puntatave, publiku i qyteteve ku kemi ndalur deri tani.
Çfarë ke zbuluar të re në qytetet që keni vizituar?
Shumë gjëra! Kemi ndalur për ta shijuar dhe për ta studiuar çdo qytet. Në Durrës kam shëtitur shumë, por do veçoja rrugicat e amfiteatrit. Në Pogradec, liqeni dhe qetësia që mbizotëronte ishin një binom i mrekullueshëm, përfshi këtu edhe publikun, sepse ishte më të vërtetë i paparë. Më kanë lënë pa fjalë dhe mezi po pres të kthehem sërish atje (buzëqesh). Çdo qytet më ka dhënë diçka të re. Kemi ende deri në përfundim të kësaj eksperience fantastike për mua, e cila po më jep aq shumë sa i jap, ndaj them me plot gojën që, puna e madhe po më shpërblehet.
Ka pasur ndonjë qytet që e vizitoje për herë të parë?
Po, në Korçë vetëm kisha kaluar, po s'kisha ndaluar ndonjëherë. Qëndrova 2 ditë atje dhe u njoha me atë qytet, nga ku do kujtoj lakrorin që s'e ndava në ato 48 orë.
Qëndrojmë tek "Summer Fest" dhe flasim pak për Arditin; si është ai si partner?
Kur ke një bashkëprezantues në krah, ka shumë rëndësi marrëdhënia që krijon me të, sepse në bazë të saj krijohet fryti i punës. Tek Arditi do veçoja faktin që më krijon rehati, dhe kjo është shumë e rëndësishme mes 2 kolegëve. Pastaj na shkojnë shumë dhe batutat e kjo e bën edhe më të bukur bashkëpunimin në skenë.
Ndërkohë, pushimet kur do t'i marrësh?
Vetëm për këtë pjesë nuk kam menduar ende, sepse "Summer Fest" vazhdon deri më 17 gusht, e cila është data e fundit, në Ulqin. Më tej më shoqëron "Formula" dhe "Moti", ndaj akoma s'kam planifikuar asgjë, por nuk besoj se do rezistoj pa e vizituar edhe këtë verë jugun tonë të mrekullueshëm (qesh).
Me kë do t'i kalosh?
Të mendoj kur dhe ku njëherë, pastaj të të them me kë, si thua? (qesh) Pa pa pa sa doni të dini! Nëse do gjej pak ditë pushimi, pa diskutim me familjen time.
Jeta private si shkon?
Top!
Pritet që shumë shpejt të publikosh këngën tënde të parë, kompozuar nga Elgit Doda. Si të lindi ideja?
Shumë natyrshëm! Nata finale e "Top Fest"-it më surprizoi dhe mua, nëse mund ta them kështu, duke më realizuar një dëshirë që e kisha prej kohësh. Ishte diçka e punuar shpejt për atë natë, megjithatë publiku e priti shumë mirë dhe na nxiti ta sjellim të plotë. Bashkëpunimin me Elgitin do e cilësoja si një eksperiencë shumë të bukur; është pa diskutim një artist shumë i talentuar.
Çfarë pret nga kjo këngë?
Pres vetëm ta shijojmë të gjithë, sepse është një këngë e bërë me shumë dashuri e me shumë përkushtim. Jam e bindur që shumë do e gjejnë veten në tekstin e saj, ndaj një nga këto ditë, publikohet për qejfin tim dhe të të gjithë atyre që e presin.
Do ketë videoklip?
Jo, s'është menduar kështu. Është një dëshirë e imja dhe kryesisht një dëshirë e familjes sime, një ëndërr e mamit tim, të cilën po e realizoj më së fundi, ndaj s'kam menduar për detaje të tilla, edhe pse janë të domosdoshme. Kam preferuar vetëm ta lançoj e ta dëgjojnë ata që e pëlqejnë.
Dëshiron të vazhdosh me muzikën, apo do ta lësh me kaq?
Unë dëshiroj të vazhdoj me gjithçka që publiku im e do dhe e kërkon. Kjo është ajo çfarë vërtet ndjej, por s'e kam menduar këtë pjesë, ama kurrë s'duhet të thuhet "kurrë" për asgjë.
Cila është marrëdhënia që ke me famën?
Mundohem sa më pak t'ia vë në dukje vetes këtë pjesë, automatikisht dhe të tjerëve. Më beso, jam e bindur që gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë një njeriu është të varet nga fama e të jetojë për të. Shoh çdo ditë njerëz të tillë dhe pa dashur të gjykoj, më vjen gjynah!
Çfarë të mungon nga koha kur nuk ishe një vajzë ekrani?
Mundohem ta bëj jetën njëlloj; përpiqem të jetoj sa më qetë e sa më pastër, edhe pse më pengon shumë herë vëmendja e tepruar ose cenimi i madh i jetës private, që gazetat ia lejojnë vetes nga pozicioni që kam tashmë, por përsëri mundohem shumë të kem një jetë larg të tjerëve, duke dashur kështu ta mbroj fort atë që është e imja.
E mendon ndonjëherë ta lësh fare këtë punë?
Jo, sepse kam kufijtë e mi dhe s'do lejoj asnjëherë që të shkelen. Përndryshe, për sa kohë të kem për të dhënë e për sa kohë të kem njerëz që më duan në ekran, aty do jem.
Në gjithë këto vite në televizion, a ka një program që të ka mbetur peng për ta prezantuar?
Mos do të thoshe të kundërtën? Kam kaluar shumë formate televizive, ndonjëherë edhe jashtë parashikimeve të mia, ndaj s'kam një të tillë. Jam e lumtur që, edhe pse në një moshë të re, arrita të fitoj eksperiencën e duhur në kohë, dhe me shumë punë, vullnet e ambicie të madhe, të kaloja çdo eksperiencë televizive me sukses. Sot, ndjej që kam fituar shumë, kam dhënë shumë dhe kam mësuar shumë, e sërish në të tria këto ka po prapë shumë, kështu që dua ta shijoj.

Genta Ismajli: Kam harruar ‘se si bëhet’ seks

Këngëtarja edhe pse me prurje të rralla në muzikë, mbetet si një nga femrat më të pëlqyera për publikun shqiptar. Genta, në një intervista 60 sekonda për emisionin “Prive” në Klan Kosova ka zbuluar disa sekrete të jetës së saj intime. Në pyetjen e gazetares se a jeni të zhurmshëm gjatë seksit, këngëtarja shqiptare është përgjigjur shkurt “Kam harruar”. Ajo ndër të tjera ka deklaruar se edhe nëse i dashuri i saj nuk është i mirë në krevat, nuk do të ndahej ndërsa ka zbuluar se si ‘seks simbol’ shqiptar e sheh futbollistin shqiptar, Lorik Canën, me të cilin kujtojmë se ishte fotografuar kohët e fundit në një prej lokaleve të natës në Shqipëri - 











Shkëlzen Berisha konfirmon ndarjen nga Sadija

Por informacioni vjen nga Facebook, ku ne vend te statusit :I martuar, Shkëlzeni e ka lënë atë vend bosh, çka nënkupton një ndarje te mundshme. Nga ana tjetër edhe Sadija vazhdon te beje pushimet e saj e vetme ne Dhërmi.Duket se ndarje mes tyre është diçka me e vjetër por përpara fushatës, kjo gjë nëse do te dilte mbi sipërfaqe do te lëkundte imazhin e familjes se ish kryeministrit, si një familje me norma dhe tradita.
 













Friday, August 2, 2013

E virgjër 70 vjeçe, tani kërkon burrë, por milioner...

Bastexhinjtë anglez nuk janë fort të bindur se Pam Shaw, një 70-vjeçare e mbajtur mirë, do të jetë në gjendje të gjejë partnerin që pret prej më shumë se 50 vjet.
Gruaja ka pranuar të rrëfejë historinë e saj në gazetën “Sun”. Tashmë që ka mbushur 70 vjeç ajo është shprehur se është e gatshme t’ia “fal” trupin e saj një burri. Pam, e veshur në mënyrë provokuese dhe tepër e kujdesshme për format fizike, tregon se ëndërron të takojë “princin e kaltër”: të ri, të bukur dhe të pasur.











“Dua një burrë të gjatë, joshës dhe milioner. Më në fund ndihem gati të shkojë në shtrat me një burrë të tillë. Kush e tha që jam plak? Në këtë jetë nuk je kurrë plak për të bërë diçka”, ka thënë Pam Shaw për “Sun”.
Para disa kohesh mediat raportuan per te:
Vini re, vini re, sidomos ju milionerë të pasur, Pam Shaw nga SHBA është duke pritur për ju. Këngëtarja e kabareve pretendon se është e virgjër dhe ka vendosur më në fund të heqë dorë nga ajo.
Madje ajo ka kënduar dhe me Tom Jones dhe Roger Moore, por edhe pse këngëtare dhe gjithë kohën në lëvizje nuk e dhuroi virgjërinë. Shaw sot 70 vjeç kishte pretendime, i pari ishte që të mos kryente marrëdhënie seksuale para martesës.
Por, ndërsa vitet iknin ajo nuk e gjeti kurrë njeriun e duhur. Tani ka vendosur të dorëzohet por jo pa çmim. Sipas saj, që të heqë dorë nga gjëja më e shtrenjtë, duhet që një mashkull të zgjidhë qesen.

I refuzojnë vizën, shkak mbipesha

Autoritetet neozelandeze refuzuan qëndrimin e një shtetasi afrikano-verior në vend me arsyetimin se ai ishte shumë i shëndoshë për të qëndruar në vend. Në letrën dërguar familjes së Albert Buitenhuis argumentohet refuzimi i rinovimit të vizës vjetore për gjithë familjen për shkak të peshës së tij që nuk “ka një standard të pranueshëm për autoritetet”.









Familja afrikano-jugore, që jeton në qytetin e Chrischur që prej 6 vitesh si emigrantë të rregullt, thotë se paradoksi qëndron në faktin se refuzimi mbërrin në momentin kur Albert peshon 130 kilogram, plot 30 kilogram më pak se sa 6 vite më parë, kur u pranua si emigrat i rregullt në vend.
Bashkëshortja e tij, Marthie thotë se vitin e kaluar Albert peshonte më shumë se sivjet, por sërish vizat vjetore u rinovuan “me pak probleme të vogla burokratike”.
Rasti i kësaj familjeje është vënë në qendër të vëmendjes edhe për faktin se çifti ka dorëzuar ankesat edhe tek Ministri i Emigracionit, transmeton TCH.
Kërkesa e tyre ende nuk ka marrë një përgjigje, por tërthorazi autoritetet kanë lënë të kuptohet se Albert me mbipeshën e tij rrezikon sëmundje si diabeti, hipertensioni apo sëmundje zemre që mund të rëndojnë financiarisht sistemin shëndetësor vendas.
“Është e rëndësishme që të gjithë emigrantët të kenë një standard të pranueshëm shëndetësor për të minimizuar kostot e shërbimit shëndetësor të Zelandës së Re”, deklaroi Ministri vendas i Emigracionit.
Zelanda e Re është ndër vendet me përqindje të lartë të obezitetit në botë. 30 për qind e popullsisë së saj aktualisht rezultojnë mbipeshë.

Vali Corleone, me “Hummer” të blinduar (FOTO)

Personazhi kontrovers nga Gjilani, Vali Corleone, i njohur për një jetë luksi të paparë, por jo për ndonjë vlerë tjetër, ka publikuar veturën e re të tij, të markës “Hummer”, të cilën e ka cilësuar si “special nr1”.Ai thotë se kjo veturë e cila ka një dukje kamufluese, ka një çmim shumë të shtrnjtë. Sipas tij, vetëm xhami i përparëm i cili është i blinduar, kushton sa dy “Hummer” normal, e çmimi në treg i të cilëve gjithashtu është shumë i lartë.Vali në postimin e fotove të veturës së tij të re, shkruan se ajo e gjitha është special, në të gjitha elementet, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.









Nëna të reja, kështu mund të eliminoni barkun (KESHILLA)

Përpara dhe pas lindjes. ‘Nënat e reja duhet të vazhdojnë të shohin rezultatet e mia duke punuar dhe duke u përkushtuar shumw. Ushqim i shëndetshëm dhe ushtrime’. Imorgen Thomas, bërë e famshme si pjesëmarrëse e Big Brother angleze ka postuar në Twitter disa foto, që tregon sesi në pak muaj ka arritur të ketë linjën perfekte dhe për të veshur të brendshme seksi. 














Thomas ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë Ariana në shkurt dhe pasi i është nënshtruar një regjimi rigoroz dhe ushtrime fizike ka arritur të shkojë në masën që kishte përpara se të ngelte shtatzënë. Një mesazh inkurajues për të gjithë nënat e reja.

E PABESUESHME! E KAPËN TEKSA PO VIDHTE DHE E… QETHËN! (VIDEO)

















Si nuk i ndryshoi një herë rrobat ky Luli?! (FOTO LAJM)


















Kryetari i Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Demokratike që prej 22 Korrikut, Lulzim Basha është shfaqur me të njëjtën veshjenë aktivitete të ndryshme. Është çudi kur mendon se bëhet fjalë për një personazh publik e më tepër një politikan ndër më popullorët në vend. Dikush mund të mendojë se pse duhet të lodhet për ti kushtuar vëmendje veshjes kur aktivitetet janë zhvilluar në të njëjtën ditë, por jo, fotot e shkrepura dëshmojnë të kundërtën. 

Po të shikoni me vëmendje janë angazhime të ndryshme të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në ditë të ndryshme, ndërkohë që veshja është po ajo. Një këmishë bojëqielli, një palë pantallona ngjyrë bezhë dhe rripi i zi. 

Mos ndoshta qytetari i parë i Tiranës është supersticioz dhe mendon se kjoveshje i sjell fat?.../albeu.com/

Gruaja e Silvestre Stallone e "çmendur" si i shoqi (FOTO LAJM)

Këto dy javë ajo feston 45-vjetorin e lindjes por bashkëshortja e SilvestreStallones nuk e tregon aspak moshën që ka mbi shpinë.Jennifer Flavin po tregon gjatë pushimeve të saj në Saint-Jean-Cap-Ferrat në jug të Francës se askush nuk mund të thotë për se po i afrohet të 45-ave.
Së bashku me bashkëshortin e saj, i njohur në filmin Roki" dhe me familjarë të tjerë Flavin po kalon pushimet verore duke lëvizur nëpër det me një jaht super-luksoz.















Gjatë kësaj xhiroje nuk kanë munguar as aventurat e çmendura si: hedhja nga jahti apo ski në ujë dhe Jennifer ka qënë nismëtarja e gjithçkaje. 
Mesa duket ka marrë shumë nga Silvestre Stallone. /albeu.com/

Berlusconi drejt burgut, e fejuara luan me qenin (FOTO LAJM)



Në pritje të vendimit të gjykatës së Milanos ndaj ish-kryeministrit italian dhe presidentit të Milan SilvioBerlusconi, e fejuara e "Cavalierit" 76-vjeçar,Francesca Pascale, 27 vjeç, është fotografuar nga mediat duke luajtur me qenin e saj, Dudu dhe duke përshëndetur të pranishmit. /albeu.com/







Kukësi prek historinë,Fitore spektakolare 2-0 ne ''Qemal Stafa''


Kukësi ka bërë mrekullinë në “Qemal Stafa”, ku ka mposhtur ukrainasit e Metalurg Donjetsk me rezultatin e pastër 2-0. 
Kuksianët shënuan nga një herë për secilën pjesë loje. Në minutën e gjashtë të takimit, Malakarne ndëshkon ukrainasit duke kaluar Kukësin në avantazh. Miqtë u përpoqën në minutat e mbetura të shkojnë në dhomat e zhveshjes me golin e barazimit, por falë pritjeve të portierit Halili dhe lojës së kujdesshme në mbrojtje, rrjeta e skuadrës sonë mbeti e paprekur. 









Në pjesën e dytë trajneri i Metalurg vendos të hedhë 3 sulmues në lojë, duke lënë më shumë hapësira pas, e më shumë shanse për golin e dytë të Kukësit me zbritje të shpejta. Gjërat lehtësohen akoma më shumë për kuksianët në minutën e 69-të të takimit kur Morozyuk mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Metalurg me 10 lojtarë në fushë.

Në minutën e 84 Malota shënon një supergol, një gol që dyfishon shanset e Kukësit për të bërë historinë e për të kaluar raundin e tretë të Kupës UEFA, si asnjë skuadër tjetër shqiptare më parë.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Ukrainë, ku Kukësi duhet të mbrojë rezultatin e arritur plot meritë sonte në “Qemal Stafa”. Ne besojmë!