Sunday, June 30, 2013

AKTORJA MË E BUKUR TURKE BËHET MASHKULL (VIDEO)






Erkochlar Nil, e cila është konsideruar si një nga aktoret më të bukura të Turqisë nuk i pëlqente të jetonte si një femër dhe për këtë ajo ndërroi gjininë.
Aktorja dhe ish-mbretëresha e bukurisë, foli hapur në publik, duke thënë se nuk ndjehej mirë si një grua dhe më në fund mori vendimin për të ndërruar gjininë. Ajo bëri një operacion dhe tani është kthyer në një mashkull seksi.
“Unë kurrë nuk kam qenë si vajzat e tjera. Nuk luaja asnjëherë me kukulla, nuk rrija me vajzat, por doja të vishesha me veshjeje sportive dhe me atlete dhe të luajë futboll. Asnjëherë nuk ndjehesha si një grua”, thotë Neil. “Kur kam hyrë në moshën e pjekurisë, unë kam qenë e qartë se diçka nuk shkonte tek unë. Vërtet kam qenë një grua nga jashtë, por brenda vetes ndjehesha si një mashkull sepse gjithmonë më kanë joshur femrat, mua kurrë nuk më ka interesuar ndonjë djalë, nuk më pëlqente asnjë mashkull”.
Siç thotë ai tani (ajo), ndryshimi i seksit ishte i gjatë, i ngadaltë dhe i dhimbshëm, ishte një proces i vështirë që bart një ngarkesë të rëndë mbi supe, por pavarësisht të gjitha këtyre si është shumë më i lumtur se më parë.
Hidhni një sy në video dhe shikoni se si Neal dukej para ndryshimit të gjinisë.

“MBRETI ZOG, S’MË NDIZTE PASIONIN, BËNTE DASHURI ME PROTOKOLL”







Deri përpara daljes në qarkullim të librit të gazetares franceze Maria Craipeau, të gjithë njihnin historinë e martesës së vetme të Mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu me konteshën Geraldina Appony.
Por, kur në skenë u shfaq emri i Tanja Visirovës, kërcimtares nudiste të kabareve të famshme të Parisit mondan, historia nuk është se u ngatërrua, por mori tjetër kthesë.
Sepse përpara Geraldinës, në jetën e Zogut ka ekzistuar një tjetër femër, e cilësuar si gruaja e parë e tij, pas një martese morganatike (pa kurorë dhe pa të drejtë trashëgimie), e cila ka ndarë për më shumë se tri vite shtratin në Pallatin Mbretëror.
ëse e dëgjon për të parën herë historinë e jetës dhe asaj që pasoi pas njohjes me Mbretin e shqiptarëve të kërcimtares ruse Tanja Visirova, ka vend për habi… Pas mantelit që mbante veshur në trup e që më së shumti e flakte tutje gjatë performancave skenike, krejtësisht e zhveshur, erdhi kapitulli i jetës që as nuk mund ta kishte imagjinuar.
Shërbëtore, kuzhinier personal, parfume të shtrenjta, peliçe të rënda, me pak fjalë luks i shfrenuar.
Domosdo, çdo dëshirë e saja ishte urdhër për njeriun që i qëndronte në krah, Mbretin Zog, me të cilin ajo bashkëjetoi nga viti 1929 deri në 1933, referuar librin me titull “Tanja Visirova”, të gazetares franceze Maria Craipeau (në origjinal “Tania Visirova du Caucase au Folie Bergere”.
Sipas gazetës “Panorama” në faqet e tij përshfaqet e gjithë historia e panjohur e kërcimtares së famshme, e cila u kthye në fenomenin “La Visirova”, e për të cilin kish gjithnjë vend në faqet e para të shtypit francez të kohës.
Gjithashtu, në rrëfimin mbresëlënës së saj, kërcimtarja ndan me lexuesit edhe detajet intime… Duket se protokolli u kushtëzonte në çift edhe oraret e të bërit dashuri, ndërsa rusja shkon përtej të zakonshmes, sidomos kur flet për Mbretin e shqiptarëve, i cili me sa duket, sipas librit, nuk ishte i aftë t’i zgjonte ndjenjat pasionante në shtrat, e sillej edhe në të tilla çaste si Mbret.

LEPURUSHJA SHQIPTARE E PLAYBOY-T







Për herë të parë një shqiptare është bërë pjesë e revistës “PlayBoy dhe kjo është Iris Shala nga Prishtina.
Vajza me ambicie në fushën e modës dhe të aktrimit është në rrugë të mbarë për synimet që i ka vënë vetes.
23 vjeçarja jeton në Graz të Austrisë, por dëshiron që në të ardhmen të vendoset në Nju Jork për të punuar dhe jetuar.
Ka pasur disa eksperienca të suksesshme në aktrim, ndërsa tani dëshiron t’i përkushtohet botës së modelingut.
“Në të vërtetë, unë nga të dy prindërit vij nga familje mjaft konservatore dhe akademike. Dhe kuptohet se gjithë kjo që kam arritur deri më tani në fushën e modës dhe modelimit, tani edhe me fotot, nuk kishte përkrahje të plotë nga ana e familjes time. Por unë e doja dhe me kokëfortësinë time ia dola të jem aty ku jam tani. Por me siguri, por ju them me bindje që ende nuk kam mbërritur aty ku dua të jem. Unë çdo herë do të mbes në kufijtë e shijes së mirë, nëse më kuptoni se çka mendoj! Nuk do të më shihni kurrë në ndonjë film apo ndonjë situatë të palakmueshme, atë ua premtoj”, ka thënë ajo për “Shekulli”.
23 vjeçarja është e dashuruar derisa thotë se të arriturat e saj janë mirëpritur nga populli shqiptarë.
Ajo është mbesa e aktorit Abdurrahman Shala dhe ndihet krenare për këtë fakt.
“Unë mburrem pa masë me gjyshin tim Abdurrahman Shala. Si aktor dhe regjisor ai ishte një nga krijuesit e filmit kosovar. Gjenet e tij sigurisht që kanë luajtur rol të rëndësishëm në orientimin tim për aktrim. Por edhe familja ime në përgjithësi është e dhënë pas skenës artistike dhe asaj të filmit dhe ky fakt kishte ndikim të veçantë në mua. Duke e njohur mentalitetin shqiptar, por edhe duke pasur parasysh rolet mjaft konservatore të luajtura nga ana e gjyshit tim, besoj se shumë njerëzve fotot e mia në Playboy do të mund t’ju duken si të lira për arsye se tregojnë trupin tim lakuriq. Por për mua dhe për skenën në të cilën unë dëshiroj të depërtoj këto foto shikohen si artistike dhe pjesa lakuriqe ka kufij të qartë të përcaktuara nga unë dhe të respektuara me përpikëri nga ana e revistës serioze Playboy”, ka theksuar ajo.

Peticion Ramës: Mbaj premtimet për Rrugën e Arbrit (VIDEO)







Ende pa marrë detyrën e kryeministrit të ri të vendit, Edi Rama përballet me kërkesa për të mbajtur premtimet e dhëna në fushatë. Janë shqiptarët e Maqedonisë që i drejtohen me një peticion përmes të cilit i këkrojnë të mbajë premtimin për realizimin e premtimit të dhënë gjatë fushatës për përfundimin e rrugës së Arbrit

Nisma është ndërmarrë nga një intelektual dibran që jeton në Britaninë e Madhe, Gëzim Alpion, i cili ka kërkuar mbështetje nga të gjithë shqiptarët që për këtëpeticion, njofton Ora News.

"Ju premtojmë se ne nuk do të rreshtim së lobuari për Rrugën e Arbërit deri në përfundimin e metrit të fundit. Edi Rama u premtoi dibranëve gjatë fushatës se do ta përfundojë Rrugën e Arbërit po qe se e majta do të fitonte. Intelektualët dibranë do t’ia freskojnë kujtesën Kryeministrit Rama dhe Kabinetit të tij çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj që ata të dëshmojnë me fakte se e kuptojnë se sa e rëndësishme është që në truallin shqiptar të gjitha rrugët të kalojnë në Dibër", thekson Alpion në peticionin e tij.

Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra. Ky aks rrugor qëshkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës akoma nuk ka përfunduar.

Projekti Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, sipas këtij varianti, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera në Maqedoni, Sofjen, etj.
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=q2hm2yA3W6U

Thursday, June 27, 2013

Gruaja e Darren Bent çmend Barbados-in








Është me të vërtetë një verë dashurie për sulmuesin anglezDarren Bent. I martuar javën e shkuar Bent së bashku me bashkëshorten e tij KirstyMaclaren po kalojnë muajin e mjaltit në një prej plazheve më të famshëm në planet, Barbados.

Darren Bent kaloi një sezon për tu harruar me Aston Villan në Premier League, ndërsa të shtunën u martua me Kirsty-nnë katedralen e famshme "Ely Cathedral" në Cambridgeshire.

Të dy janë parë shumë të lumtur në prezencën e njëri-tjetrit, ndërsa Maclarenështë fotografuar në momente shumë hot dhe në një formë të shkëlqyer fizike.

Franceska kapet mat me djalin e politikanit biznesmen

Ka kaluar nje vit qe kur Franceska Jace, konkurrentja nga Vlora e “Big Brother 5” shfaqej ne faqet e para te gazetave pas daljes nga loja e “BB”. Vemendjen kryesore e terhiqte me zbulimin e linjave ne fotot e realizuara ne plazh dhe, po ashtu, me historine e perfolur te dashurise me Ermal Merdanin, finalistin e “BB5”. Tashme, pas nje viti fame qe mori ne “BB” dhe nje terheqjeje me dashje nga vemendja mediatike, ja ku kemi nje lajm per jeten sentimentale te 19-vjecares nga Vlora. Kemi mundur te sigurojme keto foto plazhi, ku Franceska, pas ndarjes nga Ermali, per here te pare shihet ne krahet e nje djali te ri me te cilin ka krijuar lidhje dhe qe po shijon ditet e para te plazhit. Sipas informacioneve tona, djali quhet Alban, eshte nga Fieri e i biri i nje politikani te njohur. Franceska eshte takuar me Albanin gjashte muaj me pare ne nje nga lokalet prane Liqenit Artificial, ku ajo punonte si menaxhere.












Ai eshte 21 vjec dhe ndjek studimet per Drejtesi ne “Albanian University” ne Tirane, ndersa menaxhon po ashtu dhe bizneset e babait. Edhe pse kane gjashte muaj qe shoqerohen bashke, shume pak njerez e kane vene re lidhjen e tyre, nje zgjedhje e te dyve per te mos u ekspozuar shume si fillim. Ne nje interviste qe dha se fundi per “Panorama Plus”, Franceska pohoi se nje arsyet qe nje lidhje perfundon me ndarje, eshte dhe ekspozimi i tepert ne publik, ashtu sic ndodhi me Ermalin. Aktualisht Franceska nuk po punon, pasi i eshte perkushtuar diplomimit ne shkollen e mesme, duke perseritur vitin qe e humbi nga futja ne lojen e “Big Brother”. Gjate ketyre muajve jane botuar shume foto te saj me djem te ndryshem, shume prej tyre te njohur, por qe me asnjerin nuk ka perjetuar ndonje lidhje. Te shohim se si do te shkoje kjo histori e re e saj, me nje djale dy vite me te madh dhe jashte botes se televizionit. 

Arbri i BB5, i vogel por "sherrin" e madh







Nuk e dime se ku e ka lene djaloshi i cili rrembeu cmimin e pare ne “BigBrother Albania 5” Arber Zeka, Lorenen se ciles i kendon, dhe dukej sikur e kishte gjetur. Por gazeta jone sjell kete foto, ku Arbri eshte duke e shijuar kete puthje me nje vajze simpatike.

Ne shkojme me tej per te zbuluar se cila eshte ajo, dhe na rezulton se vajza eshte producentja e “Miss Diaspora Albania”, Malbora Gurra, e cila sic duket ia ka marre mendjen djalit nga Prishtina. Kjo puthje eshte realizuar naten e finales se “Top Fest 10”.

 Por vajza nuk eshte vetem producente e spektakleve te bukurise ne diaspore, por edhe pronarja e parukierive te rrjetit “Unique hair”, ku kohet e fundit protagonistet e “BB6” i shikon te shkojne aty.

Tuna vs Miranda Kerr

"Dalloj shume prej te tjerave" thote Tuna ne hitin e saj me te ri "Fenix", por sa i perket bikinit kemi gjetur se nuk dallon shume nga modelja e njohur australiane, Miranda Kerr, e cila para pak kohesh ka realizuar nje fotosesion me rroba banjo, ku bie ne sy shija e njejte e rrobave te zeza me shirita. Nga nje ane tjeter pozitive, Tuna, mund te mos jete modele, ama me linjat e saj konkurron fort kundrejt modeleve profesioniste. 












Shqiptaret seksi te Amerikes qe bllokuan liftin e hotelit

Keto jane tri shqiptaret seksi te Amerikes, Angela MartiniAferdita Dreshaj dhe Tike Ivezaj, qe jane bere mjaft problematike, duke bllokuar liftin e nje hoteli ne Miami. Eh, por fajet i ka dhe pronari qe ka vene pasqyret perballe, nje gje e parrezistueshme per bukuroshet me iPhone










Muzika tallava ne plazh, demton nervat e pushuesit!

Per heren e pare ne Shqiperi,organizohet nje projekt artistik e kulturor dedikuar konkretisht familjeve shqiptare e te huaja gjate muajve te pushimeve ne bregdetin shqiptar. Kantautori Gjergj Leka dhe stafi i tij ne bashkepunim me nje resort ne qytetin bregdetar te Vlores, jane ideatoret e ketij projekti origjinal. FAMILY PROJECT ka per qellim edukimin muzikor-artistik te femijeve si dhe te rriturve gjate qendrimit ne zonat turistike shqiptare, ne nje interviste per suplementin “Summer Time” Gjergji tregon disa hollesira ne lidhje me kete projekt dhe me krijimtarine e tij si kantautor.






Si lindi ideja e ketij projekti?





Ideja e projektit lindi natyrshem duke pare perpjekjet e medha qe po behen ne Shqiperi nga shteti dhe subjektet private per zhvillimin e turizmit ne vend. Edhe pse kohet e fundit strukturat turistike jane permiresuar, sidomos ne jug, mungojne sherbimet ndihmese te domosdoshme ne keto struktura. Nje nga keto sherbime dedikuar pushuesit shqiptar e te huaj eshte edhe organizimi i kohes ditore me art, kulture e muzike. Deri tani ne pergjithesi, kudo organizohen thjesht mbremje muzikore shume here te zhurmshme dhe pa nivel. Keto lloj eventesh me shume demtojne kulturen shqiptare e sidomos zhurma e krijuar nga muzika tallava ne plazh, demton edhe nervat e pushuesit.
E gjitha kjo eshte me pagese apo falas?
Kjo eshte edhe pyetja me interesante….cdo sherbim per pushuesin shqiptar e te huaj do te jete falas! Kuptohet, qe pushuesit do te kontaktojne zyren e eventeve ne resorin qe na ka mirepritur, per oraret si dhe ne rrjetet sociale cdo dite, do te kene mundesine te prenotojne online. Pergatitja artistike, regjistrimet muzikore, argetimi buze detit si dhe eventet artistike do te ofrohen gratis per te gjithe. Te them te drejten, ky projekt nuk do te realizohet ne qofte se nuk do te kishim mbeshtetjen logjistike dhe ekonomike te resorit ne Vlore qe na ka mundesuar kete projekt, sidomos te administratorit te saj, zotit Astrit Birce. Mendoj se ky fakt duhet te sherbeje si shembull edhe per te gjithe resortet e tjera turistike si dhe per strukturat shteterore qe merren me promovimin e turizmit shqiptar.
Çfare vlerash percjell ky projekt?
“Family project , mendoj se nga vete emri qe mban kuptohet qellimi i tij: Familja. Jam i sigurt qe kete projekt do ta organizojne shume resorte te tjera turistike me pas. Mos harrojme se duke qene nje projekt pilot, kete sezon do te ofrohet gratis per pushuesit. Mendoj se duke filluar nga sezoni i ardhshem duhet vene nje pagese minimale per keto sherbime te vlefshme per pushuesin, keshtu do te kemi mundesine te shtojme edhe stafin tone me elemente te tjere, gjithmone ne sherbim te familjeve shqiptare e te huaja.
Sa do te zgjase ky projekt?
Projekti do te zgjase nga data 1 korrik deri ne 15 shtator.
Po ju si artist cfare perfitoni nga ky projekt?
Ne radhe te pare, une dhe stafi im perfitojme talente te reja qe gjithmone na duhen per aktivitetet tona, si dhe nje pagese qe na mundeson qendrimin dhe aktivitetin. Pastaj,e dime shume mire sa jane kostot e pergatitjes dhe prodhimit muzikor ne studiot shqiptare, kur vetem realizimi i nje kenge arrin deri ne 2.000 euro! Mjafton qe keto tarifa te hiqen dhe jam i bindur qe shume talente te reja shqiptare do te afrohen per prodhimet e tyre diskografike dhe te pergatiten artistikisht per daljen e tyre ne skene.
Kjo do te thote se ju per gati dy muaj e gjysme do te shpernguleni ne Vlore?
E ku ka me bukur? A durohet Tirana ne vere??
A ka kritere perzgjedhese per ata te rinj apo femije qe do te behen pjese e ketij projekti?





Kushdo mund te marre pjese. Ne promot tona kemi publikuar sloganin, nga 10 deri 100 vjec…
Mendoni se do te kete nje gjithperfshirje ne keto aktivitete apo gjithsesi do te kete rezerva nga prinderit per t’i lejuar femijet e tyre?
Rezerva? Absolutisht jo, sepse projekti nuk i dedikohet vetem femijeve por gjithe familjes. Mendoni pak sa prinder kane patur deshiren te behen artiste dikur, e nuk i eshte dhene mundesia, qofte per cmimet e larta, ose edhe per dyshimet e destinacionit ne jeten e tyre…
Per sa kohe mendoni se do te jene gati per te interpretuar ne skene, duke marre parasysh se mund te jene aty per periudha te shkurtra kohore?
Per femijet, pergatitja muzikore nuk ka qellim ne vetvete interpretimin ne skene, por ne radhe te pare, prinderit te dine a ka talent apo jo femija, dhe pergatitja artistike e muzikore te sherbeje edhe per ti ofruar familjes nje sherbim shume te vlefshem kulturor dhe argetues gjate qendrimit, qofte edhe te shkurter.
Nderkaq a do te kemi nje kenge apo klip tuajin ,por kete here ju si kantautor?
Shume shpejt do te dali klipi i ri. Kesaj radhe kam dicka qe me prek direkt. Para pak ditesh u shua ne Trieste, babai im Kostandin Leka, i cili ka qene frymezimi dhe idhulli im gjate gjithe jetes e karrieres sime. Kete kenge te klipit ia dedikoj vetem atij… Yllka Selita Koha Jone

Genta Ismajli le nam!

Një pakujdesi në veshje e lëvizje e ka kthyer këngëtaren Genta Ismajli në ‘prenë’ më të mirë për fotografin tonë. Këngëtarja energjike, e cila së fundmi është bërë pjesë e fushatës së Partisë Demokratike, në ndalesën e radhës (Shkodër) ka ekspozuar më shumë se ç’duhet nga pjesët e saj intime…








.
Një këmbë e ngritur lart në funksion të koreografisë që vetëm Genta di ta bëjë dhe fap, “zogu” del në shesh… Ne besojmë që këngëtarja Ismajli nuk e ka kuptuar këtë gjë, sepse në të kundërt nuk do ta kishte vazhduar performancën me të njëjtin ritëm.
Por ja që “Bluetooth”-it nuk i shpëtojnë këto detaje, duke i ardhur në ndihmë edhe Gentës me një këshillë mjaft efikase: Herë tjetër ose merri masat mirë, ose mos kërce kaq shumë në skenë. Ylli i Kosovës pritet që të nxjerrë shumë shpejt një këngë të re, të cilës po i xhiron edhe videoklipin aktualisht… Jeta private e këngëtares ka qenë gjithashtu në fokus këto muaj. Megjithëse ajo ka deklaruar që është singëll, gjithmonë e më shumë në Tiranë po flitet lidhja me një gazetar nga Kosova, Granit Miftari.

Kathimerini: TAP, projekti fitues. Reagon edhe Berisha: Fitoi Shqipëria

...






Gazeta prestigjioze greke, Kathimerini, ka konfirmuar se konsorciumi i “Shah Denizit” ka vendosur të përzgjedhë si projektin më të mirë i cili do të çojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë, gazsjellësin TAP.
Numri 2 i SOCAR dhe aksioneri i madh i konsorciumit “Shah Deniz” kanë informuar për këtë zgjedhje kryeministrin grek Antonis Samaras në takimin e tyre në mesditën e së mërkurës.
Lajmin e përforcon edhe gjiganti austriak i energjisë OVM, i cili thekson se është hedhur poshtë plani i gazsjellësit NABUKO nga investitorët e programeve energjetike në Europë.
Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Berisha, i cili ka shkruar në Facebook ky është projekti i shekullit.
“Të dashur miq, projekti i gazsjellësit TAP u përzgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne,” shkruan Berisha, i cili nuk ka hedhur asnjë status në Facebook që prej së dielës.
Greqia, Shqipëria dhe Italia mbështetën këtë projekt që në fillimet e tij.
TAP është i vetmi projekt që prek territorin e vendit tonë dhe sipas pritshmërisë ndërtimi i tij do të sjellë miliarda lekë investime si dhe mijëra vende të reja pune.

Profecia vazhdon, kush vjen në “2XL” nuk fiton....kush e ka rradhen tani ?




Dhe profecia vazhdon! Kush vjen në ‘2XL’ nuk fiton”, shkruan në “Facebook”, producenti i “Apartamentit 2XL” në “Vizion Plus”, Turjan Hyska.
Autori i disa programeve “hit” në Shqipëri, e shkruan këtë status duke pasur parasysh zhvillimet e mëvonshme në jetët e atyre politikanëve që kanë shkuar në “Apartament”.
Fatos Nano, pasi shkoi në “2XL” nuk u bë President, Edi Rama humbi Bashkinë, ndërsa së fundmi Sali Berisha humbi pushtetin.

UEFA dhe Federata franceze e futbollit zbuluan zyrtarisht logon e Euro 2016 (FOTO-LAJM)




Uefa dhe Federata franceze e futbollit zbuluan zyrtarisht logon e Euro 2016 në Paris. Vendi organizator kishte menduar një logo vërtetë të vecantë për këtë kompeticon, e frymëzuar nga ideja e celebrimit të futbollit. Në qendër të saj gjendet trofeu Henri Delanau i vendosur në një sfond trengjyrësh që simbolizon flamurin francez, dhe që e bën këtë logo ndër më të spikaturat në historinë e këtij turneu.
Në prezantim ishte i pranishëm dhe presidenti i UEFA-s Michel Platini. Euro 2016 do të jetë i pari në histori, ku do të marrin pjesë 24 skuadra dhe do të zhvillohet nga data 10 Qershor 2015 deri më 10 Korrik 2016, me finalen që do të luhet në “Stad dë France”.

Arvizu takon Ramën: Tranzicion sa më të butë dhe të rregullt. SHBA, partnerë të Shqipërisë







TIRANE- Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka theksuar pas takimit me kreun e PS-se, Edi Rama se SHBA mbeten partnere te Shqiperise. 

Ne nje deklarate te shkurter per mediat, pas takimit me Ramen, Arvizu beri me dije dy arsyet e takimit. 

“Patem nje diskutim të mirë e substancial. Dy gjerat më të rëndësishme qe biseduam ishin:  që të kemi një tranzicion të butë dhe të rregullt dhe që të ripohojmë angazhimin e fortë të SHBA, qe duan të jenë partnere për të gjithë Shqipërinë. Mesazhi kyc per te cilin isha ketu, ishte te theksoja qe: SHBA jane partnerë të Shqipërisë”- tha Arvizu.


Me pas pritet te takohet me kreun e LSI-se, Ilir Meta. Takimet,  vijne nje dite pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi zyrtarisht mbylljen e numerimit te votave ne gjithe vendin, nderkohe qe kryeministri Sali Berisha pranoi humbjen, duke njoftuar edhe doreheqjen nga gjithe funskionet ne strukturat e PD-se, perfshire sigurisht edhe largimin nga kreu i saj. 

Ambasada Amerikane, po dje permes nje deklarate per mediat, vleresoi kontributin e Berishes, duke inkurajuar institucionin kryesor per certifikimin sa me te shpejte te rezultatit, krijimin e qeverise se re dhe avancimin me reformat.

A ESHTE KESHTU?


Ndoshta Zoti dëshiron që të takojmë disa nga njerëzit e gabuar para se të takojmë ata të drejtit, kështu që kur ti takojmë, do dimë si të jemi mirënjohës për atë dhuratë.













Nenes!








Sa larg, me larg se dielli je 
une dua te vi cdo nate (a e beson)?
te ve koken ne prehrin tend
o e dhimshmja nene.
Nje dite do vi patjeter
e malli qe me mundon
do shrihet do behet mjergull
Dua te te puth fort
me shume se puthja e nje dashurie
me shume se puthjet e marra bashke
Me larg se dielli je,
me e embel se embelsia je o nene.

Martohet Soni Malaj (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Soni Malajprej kohësh ka gjetur dashurinë e jetës së saj, balerinin italianMirko. Të dy prej disa kohësh janë bërë edhe prindër të një vajze.
Megjithatë çifti nuk kishte bërë cermoninë klasike të marteses, ku nusja sigurisht vishet me fustan te bardhe.
Kjo nuk kishte ndodhur deri të hënën e kësaj jave, sepse çifti simpatik kishte planifikuar një martesë teresisht origjinale.
Pikërisht në sfilatën e përvitshme të “Geraldina Sposa”, çifti shkëmbeu unazat në prani të përfaqësues së Bashkisë së Tiranës.





Soni elegante dhe sharmante dhe Mirko po aq elegant dhe i hijshem.
Pyetjes se a e pranon si gruan tënde të ligjshme Sonin, Mirko nuk iu përgjigj me Po, por me një fjalë shqip “Me gjithë zemër”.

Pas shkëmbimit të puthjes dhe sfilatës çifti kaloi në pasarelë edhe njëherë, e pastaj ashtu siç e do zakoni, dhëndërri e rrëmbeu nusen në krahë.

“Sekretet” e Berishës, një ditë pas humbjes








Dje në mesditë, pasi dola nga zyra e kryeministrit Berisha i thashë kolegut tim Ylli Asllani se, do nxitoja të botoja në Facebook, në shenjë mirënjohje ndaj Kryeministrit Berisha, për përkushtimin në punët e tij të bukura për Shqipërinë, ku unë isha dëshmitar dhe e ndihmova sa munda, një foto të përbashkët. Kështu e nis, Ilir Kadija, këshilltari i Berishës, rrëfimin për ditën e parë të Doktorit pas humbjes së zgjedhjeve. “Edi premtoi gjëra që unë nuk mund t’i premtoja. Nuk mund t’i premtoja shërbimin falas në shëndetësi, as heqjen e taksave për 95 për qind të popullsisë, as t’ua merrja djersën një pale e t’ia shpërndaja një pale tjetër!”, tha kryeministri shkruan Kadia. “Si në 97-tën që nuk premtuat të njihnit një borxh që nuk e kishit marrë dhe e paguat me humbjen e zgjedhjeve të radhës. Qershor ish dhe atëherë!”, i thashë unë, vazhdon këshilltari i Berishës. “Të kish të na vinte njoftimi për TAP-in para zgjedhjeve”, tha Ylli Asllani.” S’ka gjë,- tha Berisha, ka rëndësi të vijë, fiton Shqipëria! Unë e bëra atë premtim se, e dija që e mbaja!” “Megjithatë…TAP-in e fitoi Shqipëria!- tha Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. E unë si?! Të mos jem krenar që e ndihmova në këtë punë të bukur për vendin?! Çfarë thua mor mik?! Gjithë jetën!” - See more at: http://alblajm.net/sekretet-e-berishes-nje-dite-pas-humbjes/#sthash.crc7um8o.dpuf

KUR BIE NE DASHURI




Ti e kupton kur bie në dashuri, kur nuk dëshiron të flesh, sepse
realiteti është shumë më i bukur se ëndrrat.














Parlamenti i ri, ja femrat që fituan mandatin e deputetes









10 rregulla për të dashurin e vajzës

Vogëlushja Lia është vetëm dy-muajshe, por babai i saj,Cesc Fabregas, ka filluar ta mbrojë që tani nga djemtë. Mesfushori i Barcelonës nëpërmjet Instagramit ka publikuar 10 kërkesat e tij për të dashurin e ardhshëm të vajzës së tij. /albeu.com/









1 - Të kesh një punë

2 - Të kuptosh se nuk të pëlqej

3 - Jam kudo

4 - Ti lëndon atë, unë të lëndoj ty

5 - Të jesh në shtëpi 30 minuta më shpejt

6 - Të kesh një avokat

7 - Nëse gënjen, unë të zbuloj

8 - Ajo është princesha ime, jo malli yt

9 - Nuk kam ndërmend të shkoj në burg

10 - Çfarëdo që ti bësh asaj unë do të ta bëj ty

Njerëzit që rrinë në heshtje janë ato që kanë më shumë gjëra për të thënë... Nuk rrinë në heshtje nga frika e fjalës, por flasin vetëm me atë që është i zoti ti kuptojë!

Njerëzit që rrinë në heshtje janë ato që kanë më shumë gjëra për të thënë... Nuk rrinë në heshtje nga frika e fjalës, por flasin vetëm me atë që është i zoti ti kuptojë!


Balotelli viziton gjysëm nudo Brazilin

Si gjithmonë në qëndër të vëmëndjes, jo vetëm me goalt dhe lojën e tij por edhe me "çmenduritë" e tij. Mediat braziliane kanë publikuar njëfoto ku Mario Balotelli, pas ndeshjes Brazil-Itali, është futur në dhomat e zhveshjes së kombëtares karioka gjysëmnudo.

I mbuluar vetëm me një peshqir në pjesën e poshtme të trupit, ylli i italian i Milan ka shkaktuar humor në kampin brazilian. 

Ai bëri foto me disa lojtarë të Brazilit, ndërsa e takoi edhe yllin e BrazilitNeymar