Saturday, May 25, 2013

Dafina Zeqiri dhe Genta Ismajli injorojnë TV-në që i lançoi (VIDEO)


Në natën e 8 majit, media më e madhe në Kosovë, “RTV21”, ka festuar me një ballo tradicionale 15-vjetorin e jetës së saj publike. Mes shumë fytyrave eminente të estradës kosovare, shihej disa e kishin refuzuar ftesën, sidomos këngëtarë, duke mos lënë anash një koncert të tyre të programuar me kohë. Por artistë të shumtë uruan në këtë përvjetor “RTV21” me praninë e tyre.



dafinagenta
Mes tyre ishin Nora Istrefi, Gili, Kaltrina Selimi, Lori, Mihrie Braha, Naim Abazi, Naim Krasniqi, Nrg Band etj. Por dy nga këngëtaret, të cilat falë këtij mediumi edhe u lançuan e u njohën si këngëtare, mungonin. Këto ishin Dafina Zeqiri dhe Genta Ismajli, madje edhe vetë artistët e tjerë donin të dinin arsyen se pse dy vajzat e muzikë  munguan. Ndoshta ato nuk kanë dashur të vinin pa shoqërues, dhe nga ana tjetër nuk donin t’i reklamonin ata, e megjithatë si shumë kolege të tyre të kujdesshme, mund të kishin marrë një shok për t’i shoqëruar në këtë ballo festive.

Luzja e ‘Portokallise’ behet modele (FOTO)


Është tetë vjet më e madhe se i dashuri i saj, dhe kjo nuk i pengon aspak, madje flitet se dashuria e tyre është në hapa të sigurt.
E kemi fjalën për aktoren më të dashur të ’Portokallisë’ e njohur me personazhin Luzja, por që në fakt ajo quhet Renada Caci.



Në këtë foto që shihni realizuar përkrah të dashurit të saj të ri, një prezantues dhe balerin i njohur në Shqipëri, Klinton Zeqiraj, aktorja duket sikur një modele, madje konkurron edhe të dashurin e saj, i cili është mësuar me ‘fotoshoting’. M.GJ.

LUZJA E PORTOKALLISE BEHET MODELE

Toros: Rike, një vajzë e komunitetit rom, ja çfarë di për të (VIDEO)


Torosi i “BB4” është konsideruar gjithmonë si udhërrëfyesi i personazheve të këtij “show”, pasi ata dalin nga loja e “Big Brother”. Si një pasionant i spektakleve “reality”, ai i ndjek pasuesit e tij me përpikëri për të dhënë gjithmonë në media mendimin personal për atë që ia vlen të veçohet nga të tjerët.


 Në këtë rast është Rike Roçi në fokusin e tij, edhe për faktin se origjina e të dyve është nga Durrësi, dhe pastaj jeta që kanë bërë në Itali. Por Toros këtë herë zbulon një sekret të 26- vjeçares të ardhur nga Italia, faktin që Rike është një vajzë që i përket komunitetit rom. Larg çdo paragjykimi dhe qëndrimi negativist ndaj pakicave në Shqipëri, Toros në këtë intervistë mban anën e saj, për të treguar se një vajzë si Rike me pamjen dhe personalitetin e saj i ka tejkaluar të gjithë stereotipat duke u pëlqyer nga shumë njerëz, pavarësisht ngjyrës së saj të lëkurës.
rikeroci
I ke ndjekur banorët e “Big Brother 6” dhe si po të duket loja mes tyre? Po, i kam ndjekur me përpikëri dhe më pëlqen ajo çfarë na ofrojnë duke i ndjekur nga ekrani. Sipas meje, lojë aty brenda po bëjnë Elona, Anaidi dhe Rikja, ndërsa të tjerët janë në gjumë. E dua të theksoj se loja e “BB6” mori ngjyra më të bukura me hyrjen e Rikes në shtëpi, e cila me praninë e saj i zgjoi banorët nga gjumi, ndërkohë që deri para hyrjes së saj ishin duke u marrë vetëm me Joanën. Thua që Rike i dha ngjyra shtëpisë, si ta kuptojmë këtë? Çfarë modeli femëror solli ajo ndryshe në këtë lojë? Rike, përveç bukurisë së saj, duke u shfaqur në lojë si “sex symbol”, zgjoi dhe zemrat e shqiptarëve me ato kërcimet dhe delikatesën e saj. Ishte momenti i duhur hyrja e saj në shtëpi, pasi ishin lodhur shqiptarët me qarjet e Joanës. Publiku ishte i etur për praninë e një fytyre femërore të ëmbël, të bukur edhe plot ngjyra duke përfaqësuar Durrësin, qyteti ynë i përbashkët. Vijmë të dy nga i njëjti qytet, edhe pse lagjet i kemi larg, pasi shtëpia ime ndodhet në qendër të Durrësit, ndërsa Rike ka jetuar në një apartament afër stadiumit të Durrësit deri para largimit me familjen në Itali. Meqë jeni të dy durrsakë, çfarë mund të na zbulosh më shumë nga jeta e saj? Në fakt, më pëlqen që Durrësi përfaqësohet nga një vajzë si Rike që i përket një komuniteti shumë të respektuar dhe punëtor në Durrës, që është komuniteti rom. Dikush mund edhe të çuditet nga ky sekret i saj, por Rike nuk ka asgjë për të mbajtur të fshehtë në këtë aspekt dhe duhet të jetë krenare, pasi ka arritur që me sharmin e saj dhe gërshetimin e ngjyrave të lëkurës e syve të zbukurojë ekranin e “Big Brother”. Ajo po ngroh shpirtrat e durrsakëve dhe shqiptarëve që janë gati ta votojnë, pasi të kënaq syrin. Madje, mund të them se unë kur shikoj Riken, më duket vetja sikur po ndjek “Big Brother” e Brazilit (qesh). Nga ç’familje vjen Rike, që më vonë janë shpërngulur në Itali? Rike vjen nga një familje e thjeshtë durrsake, dhe jeta në Itali e ka bërë të hedhë pas krahëve komplekset dhe të krijojë identitetin e një femre që mund t’ia dalë vetë. Marr shkas të mbështes Riken, për arsye se kam njohur njerëz të këtij komuniteti në Durrës që janë shumë të respektuar, punëtorë dhe të dashur. Beson vërtet që në momentin që publiku do të njihet me këtë sekret të saj, do e votojë më shumë apo ky fakt do mund ta penalizojë? Unë mendoj se, kur publiku ta marrë vesh që ajo është një “braziliane Durrësi”, ashtu siç unë preferoj ta quaj Riken, do të thyhet një tjetër tabu në realitetin shqiptar, dhe “BB” shqiptar ngrihet kështu në piedestalin e duhur, pasi i demonstron botës se respekton të gjitha minorancat dhe nacionalitetet. Është për t’u vlerësuar publiku shqiptar që i pranon në gjirin e tij të gjitha pakicat dhe ky është një hap drejt Europës së bashkuar, pasi Shqipëria nuk bën dallime raciale dhe përkrah çdo komunitet me të cilët bashkëjetojmë. Madje, ne jo vetëm që nuk i përçmojmë, por edhe i përkëdhelim e llastojmë ata, siç po ndodh me Riken. Ka fansa Rike në Durrës, dhe në përgjithësi e preferojnë më shumë meshkujt apo femrat?Besoj se jo vetëm në Durrës, por në gjithë Shqipërinë ka fansa, pasi shqiptarët duhet ta kuptojnë që nuk shkohet më në Brazil, kur Brazilin e kemi midis nesh. Kjo ishte një batutë për të shprehur simpatinë edhe një herë, por ndërkohë mendoj që ajo ka më shumë fanse femra, që e adhurojnë për sensualitetin që demonstron dhe linjat e kolme që të tundojnë. Ashtu siç u ka ndodhur banorëve në shtëpi, që i kemi parë të çekuilibruar pranë saj. Siç po thua, edhe banorët e “BB” shfaqën atraksion ndaj Rikes. Mendon se e kanë kuptuar ata këtë sekret të saj? Patjetër, dhe në qoftë se ata nuk arrijnë të kuptojnë që kanë një “braziliane” mes tyre, atëherë do të thotë që ata s’kanë parë botë me sy (qesh).Nga djemtë, Anaidi dhe Iliri u duk se u tronditën disi nga prezenca e Rikes. Do dëshironin ata ta kishin të dashur? S’di ç’të them, pasi Rike është nga ata persona që të çon deri te burimi dhe nuk të jep ujë… Por javën e kaluar u hap një tjetër diskutim që e afeksionuara e vërtetë pas Rikes është Elona. Ti si mendon? Po, e besoj këtë. Madje, unë konfirmoj që Elona është lesbike në prirjet e saj seksuale. Pse je kaq i bindur? Jam i bindur, sepse e kuptoj nga veshjet dhe mënyra si sillet. Unë e kam ndjekur shumë “BB” dhe kam vënë re afrimitetin e saj ndaj Rikes, që më duket si afrimitet sensual, që nuk më tingëllon thjesht miqësi mes shoqesh, por një ndjenjë që ato kanë për njëra-tjetrën.Domethënë, ti po thua që dhe Rike ka prirje seksuale si lesbike, dhe ajo mund të ndiejë për Elonën? Në fakt, duket hapur që Rike ka një dashuri të pastër ndaj Elonës, që edhe mund të thellohet pas daljes nga shtëpia. Por fakti që jetojmë në Shqipëri, i bën të dyja vajzat të tregohen të matura dhe të mos e demonstrojnë ndjenjën që po provojnë mes tyre. Ndaj, në betejën mes Ilirit dhe Elonës për të fituar Riken, sipas gjasave del e fituar Elona? Gjithmonë femrat kanë një armë sekrete për të fituar ndaj një mashkulli, dhe Elona e ka fitoren në xhep kundrejt Ilirit edhe në “Big Brother”. Që do të thotë se Elona mund të fitojë edhe “BB”…Do kisha dëshirë që, nëse në finale shkojnë dy femra, do më pëlqente që fitoren ta ndaja mes Elonës dhe Rikes. Do ishte një ëndërr për mua sikur Rike ta sillte fitoren në Durrës, por nga ana tjetër, në qoftë se Elona e pohon me gojën e saj që është lesbike, ajo ka mundësi ta fitojë këtë “Big Brother”. Dhe unë ia uroj fitoren, sepse ka demonstruar karakter luftarak dhe inteligjencë në një “reality”, ku talentet si Marselino nuk i lënë të shpalosin aftësitë e tyre. Uroj që edicionin e gjashtë ta fitojë një femër, që roli i femrës shqiptare të ngrihet kudo si në politikë, ashtu dhe në spektakël. Ku e sheh shkëlqimin e Rikes pas daljes nga loja, cila do mund të jetë karriera e saj? Këto fjalë që thashë janë me dashuri për Riken, duke vlerësuar kështu dhe ngjyrën e lëkurës së saj. E, pas këtij show, do më pëlqente ta shikoja të prezantonte një program në televizion si Oprah Winfrey, pasi kam shumë besim te talenti dhe oratoria e saj. Jemi lodhur duke parë po të njëjtat figura në ekran, aq sa më duket se po shoh Byronë Politike që nuk ndërrohet me vite. Nëse publiku shqiptar pëlqen Mike Tyson e Eddie Murphy, atëherë pse të mos na mësohen sytë duke parë edhe Riken kampione?Po për kureshtjen e audiencës mashkullore, si duhet të shfaqet Rike mbresëlënëse? Për audiencën mashkullore do të doja ta shikoja në një kalendar duke pozuar, për t’i lënë pas vajzat shqiptare të kopertinave, të cilat kanë ende tabu dhe nuk e shpalosin dot sensualitetin e tyre deri në fund.
Rike: “Black or white” Do preferoje ta dëgjojë këngën “Black or white” të Majkëll Xhekson me Riken? Me Riken do preferoja të dëgjoja citimin e Malcolm X “I have a dream”, kur ai thekson që njerëzit nuk duhen gjykuar nga ngjyra e lëkurës, por nga gabimet që bëjnë. Një femër e komunitetit rom e ka shpirtin të bardhë apo të zi? Të bardhë, për mendimin tim. Sjell fat në jetë apo është ters? Thonë që, po bëre dashuri me një vajzë si Rike, të ecën 40 ditë fati. Janë më të nxehta në shtrat, ashtu siç flitet? Varet, nëse janë si Rike, patjetër që janë më të nxehta. Arma e tyre më e fortë për të joshur meshkujt, është vetëm kërcimi? Po, kërcimi është demonstrim i gjakut të nxehtë që u qarkullon në damarë. Kush di ta shijojë më shumë jetën, vajzat e komunitetit rom apo të racës së bardhë? Qejflinjtë e muzikës dhe artit janë komuniteti rom, të cilët e kanë muzikën në gjak e, për rrjedhojë, edhe femrat e tyre dinë ta shijojnë jetën. Cilat tundohen më shumë nga operacionet plastike? Mendoj se vajzat e racës së bardhë. Cilat kanë fantazi më të zhvilluar seksuale? Fantazi seksuale kanë më shumë vajzat “black”, për arsyen se shndërrohen në gjarpërinj në krevat. Pastaj kot nuk thonë amerikanët që, nëse shkon në shtrat me një femër “black”, nuk e harron kurrë.  

Dafina dhe Dj Blunt, fejohen ne qershor (VIDEO)








Keto dite u perfol se kengetarja Dafina Zeqiri eshte ne lidhje me reperin, Dj Blunt dhe keto thashetheme po dalin te jene te verteta.
Ndonese kengetarja duket se po bene te pamunduren per ta fshehur nje gje te tille, megjithate, lajmin se ajo eshte ne lidhje me Blunt e kane konfirmuar edhe te aferm te kengetares.
Nje i aferm i Dafines, ka konfirmuar per Indeksonline se ajo eshte ne lidhje me Blunt madje, ai ka treguar se ata kane plan te fejohen.

“Dafina dhe Dj Blunt do te fejohen ne qershor te ketij viti”, ka zbuluar i afermi i kengetares.
Se a do ta beje publike edhe Dafina nje gje te tille, mbetet ta shohim ne ditet ne vijim. Thashethemet per lidhjen e saj me reperin e njohur kane nisur pas disa fotografive ku ata shiheshin shume te afert me njeri tjetrin
por edhe sipas deshmitareve qe i kane pare te dy se bashku.

Elona: Rikja, gjëja më e rëndësishme në Big Brother (video)








Vajzat janë duke vënë ende në jetë planin e tyre duke qëndruar me njëra-tjetrën dhe jo me djemtë. Eldora, Rikja dhe Elona ndodhen në dhomën e ndenjes dhe po diskutojnë.  Rikja i thotë Eldorës që të shkojë dhe të flasë më Shpendin sepse ai e ka marrë shumë seriozisht debatin që bën pak më parë. Rikja e këshillon Eldorën që të shkojë dhe ta pyes Shpendin nëse ka ngrënë apo jo, sepse nuk është mirë më këto sjellje. Sipas Eldorës është gjithnjë ajo që i kërkon të bëjnë paqe dhe Shpendi është mësuar keq nga një gjë e tillë.

Vajzat më pas ndryshojnë temë dhe flasin për veten Rikja thotë se është tip shumë nevrik por në shtëpinë e Big Brother e ka mbajtur shumë veten sepse nuk ka dashur të dalë jashtë saj. Ajo thotë se nuk ka dashur ta japë një imazh të tillë në Big Brother dhe për këtë e ka frenuar shumë veten. Elona e pyet se si e ka menduar më parë aventurën ne Big Brother. Rikja përgjigjet se e ka menduar me disa njerëz me mentalitet më të hapur. Rikja më pas flet për meshkujt në Itali, për të cilët thotë se kanë shumë respekt ndaj femrave dhe i vlerësojnë shumë ato. Ndërsa për meshkujt e shtëpisë Rikja mendon që në jetën normale janë si “pula”. Rikja flet për Anaidin i cili ka tentuar disa here ti tregojë Rikes një pjesë që ajo e njeh shumë mirë. Ajo tregon se Anaidi do të hiqet sikur është shumë i zgjuar duke dashur ta nënvlerësojë veten. Elona mendon që meshkujt e shtëpisë kanë një krenari të tepruar dhe e mbështet Riken në atë çfarë thotë.

Më pas vajzat flasin për momentet e bukura që kanë kaluar në shtëpinë e Big Brother. Elona tregon se do të mbajë mend lojrat, provat javore, surprizat, shakatë që kanë bërë mes njëri-tjetrit. Por gjëja më e rëndësishme që Elona ka përjetuar në Big Brother është Rikja. Rikja i thotë se nuk e priste aspak që të krijonte një lidhje kaq të bukur në shtëpi, aq më tepër me një femër. Sepse sipas saj, ajo nuk është se ka pasur një raport shumë të mirë me femrat jashtë shtëpisë. Vajzat e vlerësojnë shumë shoqërinë e tyre dhe janë shumë të lumtura për këtë gjë.

Rita fiton “The Voice Kids” (VIDEO)









Rita, vajza nga Kosova, u shpall fituese e spektaklit “The Voice Kids”, spektaklit të talentëve të vegjël, që rrugëtoi muaj të tërë në ekranin e Top Channel.
Spektakli, që solli shumë emocion në ekranin e Top Channel, ngjiti në natën finale 6 konkurrente, që në fund mbetën 3 pas përzgjedhjes së trajnerëve, të cilat shkuan edhe në televotim. Dhe ato ishin Elisa, Uendi dhe Rita.
Në tre fazat e konkurrimit, zërat më të mirë, nga të gjitha trojet shqipfolëse, kanë servirur për publikun një spektakël të jashtëzakonshëm. Gjatë këtyre muajve, me ta punuan tre trajnerët Alma Bektashi, Elton Deda dhe Altin Goci, transmeton TCH.
Gjashtë finalistët u përzgjodhën si më të mirët e mbi 1200 aplikantëve, që u regjistruan që në fillim të spektaklit.
Ndërsa kjo e premte ishte finalja e edicionit të parë të “The Voice Kids”, autorët njoftuan se kanë nisur edhe regjistrimet për edicionin e dytë.

Thursday, May 23, 2013

Eneda Tarifa prezanton vajzen e sapo lindur, Aria


















“Aria sapo erdhi në jetë, është një thesar”… Ka qenë kjo fjalia që shoqëronte postimin e fotos së parë të Eneda Tarifës me të bijën, të porsalindur.
Ylli i skenave muzikore duket të jetë shumë e lumtur përkrah të voglës, Aria, e cila erdhi si bekim për familjen e këngëtares këtë të hënë.
Këngëtarja dhe prezantuesja e suksesshme mungoi dje në skenën e “Portokalli”, pasi siç tha kolegu i saj, Salsano Rrapi ‘e kemi çuar të bëhet mami’. Dhe nuk vonoi shumë që Aria të vinte.
Eneda dhe Erjoni, bashkëshorti i saj e kishin zgjedhur emrin e vajzës disa javë përpara se ajo të lindte.
Natyrisht që as Erjoni nuk mund të rrinte pa e shprehur gëzimin e të bërit baba dhe disa orë më vonë postoi në Facebook këtë status: “Aria lindi e shëndetshme dhe bukuroshe.
E pastë jetën e gjatë dhe të mbarë”… Erjoni dhe Eneda nuk kanë bërë dasmë, por Aria e vogël është celebrimi më i mirë i dashurisë së tyre 15-vjecare.
Këtij gëzimi të ciftit i janë bashkuar edhe shumë dashamirës e kolegë me urime të shumta, mes të cilëve dëshirojmë edhe ne ta urojmë Arian e vogël për një jetë të gjatë e të lumtur përkrah mamit dhe babit.

Ja ‘bomba’ e Spartak Ngjelës për këto zgjedhje











Surprizat e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit nuk kanë të sosur


Kështu, përveç kandidatëve biznesmenë, socialistëve që kandidojnë për të djathtën apo kandidatëve që as në Google nuk i gjen dot se çfarë janë, listës i shtohen edhe miss-et.
Partia Ligj dhe Drejtësi ka vendosur të konkurroje me hire në këto zgjedhje parlamentare.
Vajza e njohur si miss-i që qëndron pas avokatit të njohur Spartak Ngjela, është në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë.
26- vjeçarja Arnida Çapi do të jetë fill pas Ngjelës në listën e Tiranës.
A do të fitojë Arlinda? Urojmë që po.

Shpërthen xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, e duan të dy për vete Riken e “Big Brother”

















Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësisë mes Elonës, Rikes dhe Ilirit. Një nga miqësitë më të forta të krijuara nga banorët, ka qenë ajo mes Ilirit dhe Elonës. Dy nga banorët më të fortë dhe interesantë gjatë këtij edicioni, kanë mbështetur vazhdimisht njëri-tjetrin dhe jo rrallë kanë përballuar situata të vetëm kundër të gjithëve. Por situata ka ndryshuar. Me hyrjen në shtëpi të Rikes dhe krijimit të miqësisë më Elonën, duket sikur i treti, Iliri, doli disi i tepërt. Ai nuk nuk ngurruar të shprehë pakënaqësinë e tij, për faktin sa dy vajzat e kanë lënë pak pas dore. Iliri, edhe pse një natyrë me humor dhe që duket se i merr gjërat lehtë, duket se e ka vuajtur këtë situatë, duke ndenjur disa net pa gjumë

.Javën e kaluar, Iliri dhe Rike u afruan shumë. Iliri nuk ngurroi për asnjë çast t’i shprehë Rikes që e pëlqen shumë si femër, aq sa u duk se flirti mes të dyve mund të kishte zhvillime interesante. Por Elona nuk ka lënë rast pa i tërhequr vëmendjen Rikes që të bëjë kujdes me Ilirin, sepsa ka një të dashur jashtë. Por fansat që komentojnë shumë për këtë situatë, kanë një këndvështrim tjetër. Ata e thonë për Elonën se po ndihej keq nga afrimi i Ilirit me Riken dhe tërheqja e vemendjes bëhej jo se asaj i bëhet vonë për jetën e Rikes, por thjesht se është xheloze, sepse do që Riken ta ketë vetëm për vete dhe nuk do ta ndajë me Ilirin. Tashmë është krijuar një situatë tensioni mes të treve. Iliri pothuajse nuk flet fare me Elonën, ndërkohë që janë sqaruar disa herë mes debatesh me Riken. Iliri pret që Elona të vijë vetë të sqarohet me të dhe mendon se nuk e paska njohur si duhet atë duke shprehur zhgënjim prej saj. Kjo ngjarje ka tërhequr vemendjen e të gjithë banorëve dhe ka zgjuar mjaft diskutime. Jemi kuriozë të dimë se si do të zgjidhet kjo situatë. Do t’i kthehet Iliri flirtit me Riken? Do rregullohet marrëdhënia e Ilirit me Elonën dhe mbi të gjitha kush do ketë ekskluzivitetin e Rikes, të cilën duket se e do secili për vete, në mënyrën e vet natyrisht?

Zhvishet Blendi Fevziu…














Nuk i ka rezistuar dot tundimit per te hapur nje profil ne Instagram as gazetari Blendi Fevziu, ku per tre dite ka vene nje numer te madh fotosh, pjesa me e madhe marre nga emisioni Opinion, apo nga aktivitete te ndryshme qe kane lidhje me profesionin e tij.
Megjithate, ajo foto qe ne na ka terhequr vemendjen eshte nje foto ne te cilin Blendin e shohim, ashtu sic nuk e kemi pare ndonjehere me pare: te zhveshur… Dmth, te zhveshur fare jo, por duke qene se gjithmone jemi mesuar ta shohim te veshur me kostum, edhe nje foto ku Blendi shfaqet me rrobabanjo, duket shume i zhveshur per syte tane…

Ardit Gjebrea me X5, fringo te re






“BMW X5 dashuria ime e re. E moraa…”, ka shkruar Ardit Gjebrea ne rrjetin e tij social pasi i blen vetes nje alla makine  fringo te re.
Por, nuk morem vesh se kush i sugjeroi ngjyren, imazhi i te qenit xhentil apo ndoshta bashkeshortja e tij, pasi zakonisht gjinia femerore preferon te bardhen tek makinat. Sidoqofte, e gezofte!

Arian Çani feston 45-vjetorin, puthje të çmendura me gruan









Një festë kompletndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim deri tani. I tillë ka qenë 45-vjetori i moderatorit të njohur Arian Çani, i cili mblodhi të shtunën që lamë pas, në club “Mumja”, miqtë e tij më të mirë. Jo vetëm për të festuar këtë përvjetor të tijin, por edhe për të shijuar ‘live’ performancën e Dj topless Katusha.

Të ftuar në këtë festë ishin personalitete të shumta të jetës publike, si: Sokol Olldashi, Ben Blushi, Blendi Fevziu, Aleksandër Frangaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Zamir Mane, Vera Grabocka, Ermal Mamaqi dhe Ami, Dr.Flori, Olta Gixhari, Suela Konjari me aktorët e Teatrit të Metropolit, Genc Fuga dhe Eni Jani, Floriana Garo etj…
Për të ftuarit ishte rezervuar priveja e club-it, por disa prej tyre u bënë njësh me njerëzit e tjerë, për ta shijuar edhe më shumë mbrëmjen.

Shikoni puthjen që po bën xhiron e botës! Mos hezito se do humbasësh! (video)











Padyshim që me ndihmën e Bar Rafaelli kemi të bëjmë me puthjen më të “nxehtë” të vitit që përshkojmë!
Por, bukuria e historisë sonë nuk është puthja e nxehtë, por pësimi spektakolar i prezantuesit të famshëm Jay Leno kur ai i kërkoi asaj të… putheshin!Që të jemi më të drejtë, prezantuesi i kërkoi bukuroshes që të përsërisnin bashkë puthjen apasionante të reklamës, që krijoi kaq “trazira” me Bar Rafaeli tek puthte një djalosh…
shumë larg shijeve të saj.
Kështu, bukuroshja i tha ok, por i kërkoi që ai të mbyllte sytë dhe atëherë ndodhi e paimagjinueshmja.
Teksa prezantuesi u mpreh mirë për puthjen… !!!
Eh, shikojeni në video vazhdimin dhe do kënaqeni:

Armiku më i ri i seksit është...








Rreth gjysma e te rinjve 16-34 vjeçare lënë pas seksin për t’ia kushtuar kohen diçkaje me te rëndësishme. Ja cila është ajo.


Te rinjtë i kushtojnë me shume vëmendje leximit te emaile-ve sesa seksit me partnerin (en)? Aparatet elektronike po e tërheqin gjithnjë e me shume brezin e ri. 1 person ne 10 ne mbare boten lundron çdo nate ne internet para se te beje dashuri me atë qe ka ne krah. Këto shifra janë aq te frikshme saqë disa mund te mendojnë te mos i përdorin me smartphon-et, tabletat apo komjuterat e tjerë për t’i lënë me shume vend kënaqësisë seksuale.

Mos valle interneti po behet armiku me i madh i seksit? Sipas një studimi 11% e te rinjve shohin shpesh emailet qe iu vijnë kur janë ne shtrat me partnerin (en). Britaniket nga ana tjetër mbajnë kampion për këtë gjest duke e rritur ne shifrën ne 87%. Bisedat tek jastëku qenkan me te vërtetë te kërcënuara nga teknologjia. Ju si mendoni?

Wednesday, May 22, 2013

Asteroidi gjigant '1998 QE2' i afrohet Tokës më 31 maj





Në sistemin tonë diellor ka shumë asteroidë të cilët i afrohen planeteve të ndryshme e në këtë rast edhe planetit tonë, Tokës.
Zakonisht, asteroidët e vogël të cilët kalojnë nëpër atmosferën e Tokës digjen para se të godasin sipërfaqen e planetit. Në raste të rralla, këto objekte hapësirore ndikojnë edhe në sipërfaqen tokësore. Ndërkohë më 31 maj, një asteroid gjigant do të fluturoj afër Tokës duke ofruar një shfaqje të mrekullueshme kozmike, sidomos për shkencëtarët. 

Asteroidi në fjalë i cili parashikohet të jetë rreth dy kilometra i gjerë do të kaloj përafërsisht 5.7 milion kilometra afër Tokës. Sipas NASA, asteroidi do të rrugëtoj 15 herë më larg se hëna. Për shkencëtarët dhe astronomët e kësaj agjensie ky fenomen do të jetë rast i vecant për observim të drejtëpërdrejtë të një objekti të tillë.
Asteroidi është quajtur 1998 QE2 për shkak të vitit kur është zbuluar për herë të parë. Vetëm pas 200 vjetëve asteroidi do të mund të afrohet përsëri kaq afër Tokës

Skandal në televizion, drejtuesi i emisionit pi qumësht gjiri live (F













Televizioni danez është përfshirë nga një skandal. Peter de Leeuw, drejtues i njohur për televizionet daneze ka pirë qumësht gjiri direkt, nga gjoksi i njërës prej pjesëmarrëseve në program.
Gjatë emisionit i cili transmetohej direkt, Peter u afrua në gjirin e një gruaje duke i thënë nëse mund ta provonte dhe gruaja i tha po.
Emisioni i tij ai kishte si qëllim të bënte bashkë ato nëna që kishin pak qumësht me ato që kishin me bollëk për të shkëmbyer eksperiencat.
Pavarësisht se momenti u shoqërua me të qeshura, nxjerrja e gjirit jashtë dhe veprimi i drejtuesit kanë ngjallur polemika të shumta në mbarë vendin

25 mijë persona për dasmën e “nuses pa fytyrë”





Më shumë se 25 mijë persona kanë marrë pjesë në një prej martesave më të rëndësishme të shoqërisë ultraiortodokse të Jeruzalemit.

Bëhet fjalë për dasmën mes 19 vjeçares Hannah Batya Penet dhe 18 vjeçarit Shalom Rokeach, nip I kryetarit të rabinëve të dinastisë hassidica Betz, një prej më të rëndësishmeve në botë që përfaqëson një aristokraci të vërtetë të hebrenjve ortodoksë
Siç parashikohet nga martesat tradicionale hebreje, të ftuarit, burra dhe gra kanë marrë pjesë të ndarë në zona në ceremioni dge nusja është shfaqur me një fustan të madhërishëm të bardhë me fytyrën e mbuluar nga një vello një lloj mbrojteje prej vështrimeve të të panjohurve.

Dudushi do shkurorëzim


















Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Moderatori i njohur i “Top Channel” prej vitesh ka ndërprerë marrëdhëniet me ish-bashkeshorten e tij, një ndarje që kaloi pa bërë shumë bujë mediatike. Po ashtu edhe lidhja e tij me redaktoren e emisionit "Top Show", Bieta Sulo, ka kaluar pa zhurmë.
Por hapi i fundit i Dudushit nuk ka mundur t’u shpëtojë mediave. Ditë më parë ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës për të përfunduar shkurorezimin.
Çifti Dudushi-Dako kane dhe nje vajze, e cila me shume gjase do t'i lihet per rritje dhe edukim se emes.
Nderkaq, lidhja e Albanit me gazetaren Sulo po shkon me se miri, shkruajne mediat shqiptare. Ata shihen shpesh teksa ecin perqafuar ne rruget e kryeqytetit. Ndoshta eshte pikerisht kjo arsyeja e shkurorezimit.

SHBA, mësuesja, heroinë e tornados (VIDEO)















http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=uUt9BB0wEr0

Ajo e tregon shume thjeshtë: “Kur nisi te vinte unë i mbulova me trupin tim fëmijët. Nje prej vogëlusheve më tha ‘Të dua shumë, të lutem na shpëto’”.Të gjithë fëmijët që ndodheshin me Ronden tani janë të sigurt. Ajo ka marrë disa gërvishtje, që i quan të parëndësishme, duke pasur parasysh pasoja edhe më të tmerrshme.
“Për asnjë çast nuk mendova se isha në prag të vdekjes”,thotë ajo.
“Përgjatë gjithë kohës u bërtisja fëmijëve: ‘Mos u shqetësoni, jemi mirë’. Thërrisja, sepse doja t’i qetësoja, doja të tejkaloja me zë, zhurmën e furishme të stuhisë. Një vajzë qante me ngashërim dhe iu drejtova ‘gjithçka shkon mirë, të mbroj unë’, dhe më pas iu drejtova Zotit me një lutje ‘kujdesu për femijët e mi’”.Megjithëse nuk e mban mend mirë atë moment, e krahason forcën e stuhisë me forcën shtypëse të një treni.“Ishte sikur me godisnin pa pushim mbi kurriz”, tregoi ajo